Regjistri kombëtar i sipërmarrjeve turistike

 

Regjistri Qëndror i Turizmit, është një bazë të dhënash kombëtare, që përfshin të gjithë sipërmarrjet që kryejnë veprimtari turistike sipas legjislacionit të turizmit.

Kjo databazë do të shërbejë për të gjithë palët e interesuara, përfshirë institucionet shtetërore, njësitë e qeverisjes vendore, sektorin privat, zhvilluesit dhe investitorët, studiuesit, për të siguruar një informacion të detajuar mbi organizimin e industrisë së turizmit në rang kombëtar, rajonal dhe lokal.

Ky regjistër do të lehtësojë procesin e planifikimit të politikave shtetërore në disa nivele si dhe do të krijojë oportunitete të reja për të siguruar bashkëpunimin mes palëve.

Plotësimi i Regjistrit Qëndror të Turizmit do të filloj pas nisjes së proçesit të klasifikimit të strukturave turistike,  licensimit të agjencive të udhëtimit dhe operatorit turistik si dhe certifikimit të udhërrëfyesit turistik.