Licencimi i Agjencisë së Udhëtimit/Operatorit Turistik

Për sipërmarrjet turistike që ushtrojnë veprimtari si agjenci udhëtimi dhe operatorë turistikë, janë vendosur kritere dhe rregulla të detyrueshme për t’u zbatuar. Këto veprimtari do të licensohen pranë QKL-së, sipas grupit të dytë të licensave. Parashikohet licensimi i të gjithë agjencive dhe operatorëve turistikë në vend, të cilët do të garantojnë sigurimin e realizimit të paketës turistike për turistët nga momenti i nisjes deri në përfundim të saj.

Ky proces do të rrisë standarded e ofrimit të shërbimit duke i harmonizuar me standardet ndërkombëtare dhe duke mundësuar zhvillimin e turizmit shqiptar. Ky do të jetë një indikator për informimin dhe krijimin e besimit të konsumatorit rreth shërbimeve që do të konsumojë, po konsumon apo që ka konsumuar.

 

Licencimi i Agjencive të udhëtimit dhe operatorit turistik është një proçes që pritet të filloj së shpejti.