Klasifikimi i strukturës akomoduese

“Strukturë akomoduese” është struktura që vë në dispozicion të turistëve, vendas apo të huaj, individë ose të organizuar në grupe, për një periudhë kohe të pacaktuar, por jo më shumë se 1 vit, shërbimet e akomodimit (fjetje, ushqim, pije dhe shërbime të tjera), në përputhje me standardet e përcaktuara sipas klasifikimit dhe kategorizimit të saj”.

 

  • Kategoritë e strukturave akomoduese

 

Strukturat akomoduese do të përfshijnë kategoritë si më poshtë:

a) “Bujtinë” ;

b) “Fjetinë” (Hostel);

c) “Kamping”;

ç) “Hotel”;

d) “Motel”;

dh) “Resort”;

e) “Qendër kurative”;

ë) “Fjetje dhe mëngjes” (B&B).

 

  • Klasifikimi i strukturave akomoduese

 

1. Secila kategori e strukturave akomoduese klasifikohet me sistem të veçantë, e shoqëruar me shenjat dalluese përkatëse, sipas përcaktimit të mëposhtëm:

a) “Bujtinë” - Standard

b) “Fjetinë” (Hostel) - Standard, Komfort

c) “Kamping” -  Standard

ç) “Hotel” - Dy yje, tre yje, katër yje, pesë yje

d) “Motel” - Standard, Komfort, Superior

dh) “Resort” - Tre yje, katër yje, pesë yje

e) “Qendër kurative” -  Dy yje, tre yje, katër yje, pesë yje

ë) “Fjetje dhe mëngjes” (B&B) - Standard, Komfort, Superior.

 

Klasifikimi i strukturave akomoduese është një proçes që pritet të filloj së shpejti.