Fondi i mbështetjes së projekteve në turizëm

Në përputhje me legjislacionin përkatës në fushën e turizmit dhe mbi bazën e fondit vjetor të parashikuar për projektet turistike, Ministria e Zhvillimit Ekonomik Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, mbështet programe dhe projekteve në fushën e turizmit.

Këto programe kanë si qëllim që të sigurojnë një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit turistik në vendin tonë, të mbrojnë, të ruajnë dhe të promovojnë destinacionet turistike dhe vlerat e trashëgimisë sonë natyrore dhe kulturore, si dhe të mundësojnë zhvillimin dhe diversifikimin e produkteve turistike dhe profesionalizmin në fushën e turizmit. 

Prej fondit vjetor të parashikuar për projektet turistike, është e mundur të  financohen projekte edukimi, promovimi dhe studime apo modele produktesh turistike në ndihmë të zhvillimit të turizmit, të paraqitura nga persona fizikë dhe juridikë, vendas e të huaj.

Miratimi i projekteve turistike bëhet nga ministria përgjegjëse për turizmin, me propozimin e Komisionit të Përzgjedhjes së Projekteve.

VKM Nr.230 datë 13/4/2016 "Për caktimin e anëtarëve të komisionit të përzgjedhjes së projekteve në turizëm"