Çertifikimi i Udhërrëfyesit Turistik

Njoftim për certifikimin e udhërrëfyesve turistikë - Faza III, dokumentet dhe afatet

 

Ju njoftojmë se ka filluar procesi i dorëzimit të dokumentacionit për t’u pajisur me certifikatën e udhërrëfyesit turistik, si kërkesë e Nenit 57 të Ligjit 93/2015 “Për turizmin”. 

Për t’u përfshirë në fazën e tretë të certifikimit të udhërrëfyesve turistikë, ju lutem paraqisni dokumentacionin e mëposhtëm brenda datës 10.07.2017, ora 12:00, pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Drejtoria e Përgjithshmë e Zhvillimit të Turizmit.

Per te bere pagesen, aplikantet duhet te paraqiten prane finances se MZHETTS, per te marre nje mandat pagese per banken.

Për shtetasit e huaj, përveç dokumenteve të sipërpërmendura, duhet dorëzuar edhe:

a) Leja e qëndrimit e shtetasit të huaj në Republikën e Shqipërisë, e vlefshme për jo më pak se një vit;

b) Dokument (certifikatë/dëshmi) që vërteton njohuritë bazë të gjuhës shqipe, të lëshuar nga një institucion i certifikuar nga ministria përgjegjëse për arsimin.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, aplikuesit do t’i nënshtrohen një testimi për vlerësimin e njohurive dhe aftësive profesionale të tyre.

Faza III, dokumentet dhe afatet

___________________________________________________________________________________

Njoftim për çertifikimin e udhërrëfyesve turistikë - Faza II, dokumentet dhe afatet

Ju njoftojmë se ka filluar procesi i dorëzimit të dokumentacionit për t’u pajisur me certifikatën e udhërrëfyesit turistik, si kërkesë e Nenit 57 të Ligjit 93/2015 “Për turizmin”. 

Për t’u përfshirë në fazën e dyte të certifikimit të udhërrëfyesve turistikë, ju lutem paraqisni dokumentacionin e mëposhtëm brenda datës 18.04.2017, ora 10:00, pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Drejtoria e Përgjithshmë e Zhvillimit të Turizmit.

Per te bere pagesen, aplikantet duhet te paraqiten prane finances se MZHETTS, per te marre nje mandat pagese per banken.

Për shtetasit e huaj, përveç dokumenteve të sipërpërmendura, duhet dorëzuar edhe:

a) Leja e qëndrimit e shtetasit të huaj në Republikën e Shqipërisë, e vlefshme për jo më pak se një vit;

b) Dokument (certifikatë/dëshmi) që vërteton njohuritë bazë të gjuhës shqipe, të lëshuar nga një institucion i certifikuar nga ministria përgjegjëse për arsimin.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, aplikuesit do t’i nënshtrohen një testimi për vlerësimin e njohurive dhe aftësive profesionale të tyre.

 Faza II, dokumentet dhe afatet

__________________________________________________________________________________

Ligji nr. 93/2015 “Për Turizmin” parashikon certifikimin e udhërrëfyesve turistikë. Ky proces përfshin organizimin e një kursi trajnimi me qëllim kualifikimin e të gjithë personave që do të ushtrojnë këtë profesion. Çdo kandidat fitues do të pajiset me certifikatën përkatëse dhe dokumentin identifikues të udhërrëfyesit turistik.

Udhërrëfyesi turistik në Republikën e Shqipërisë ndahet në kategoritë e mëposhtme:

a) udhërrëfyes turistik kombëtar, personi, i cili mund të udhëheqë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë;

b) udhërrëfyes turistik lokal, personi, i cili mund të udhëheqë vetëm në një zonë të kufizuar;

c) udhërrëfyes i specialitetit të veçantë, personi, i cili mund të udhëheqë veprimtari të turizmit të aventurës dhe të interesit të veçantë.

Rregullimi i profesionit të udhërrëfyesit turistik do të rrisë standardet e ofrimit të këtij shërbimi dhe të turizmit shqiptar si dhe do të reduktojë informalitetin.

 

Certifikimi i Udhërrëfyesve turistikë është një proçes që pritet të filloj së shpejti.

 

Listat me Udhërrëfyesit turistikë të certifikuar nga MZHETTS për të gjitha kategoritë

 

Lista e udhërrëfyesve turistikë të certifikuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për kategorinë "Kombëtar"

Lista e udhërrëfyesve turistikë të certifikuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për kategorinë "Lokal"

Lista e "Udhërrefyesve turistik", të certifikuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes  për kategorinë "Specialitet i veçantë"

Lista e udhërrëfyesve turistikë të certifikuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për kategorinë "Udhërrëfyes turistik i nderit"