Bashkëpunimi ndërkombëtar

Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) është agjencia e Kombeve të Bashkuara përgjegjëse për promovimin e një turizmi të përgjegjshëm, të qëndrueshme dhe universale.

 

Si organizatë udhëheqëse ndërkombëtare në fushën e turizmit, UNWTO promovon turizmin si një nxitës i rritjes ekonomike, zhvillimit gjithëpërfshirës dhe qëndrueshmërisë së mjedisit si dhe ofron udhëheqje e mbështetje për sektorin nëpërmjet avancimit të njohurive mbi politikat e turizmit në të gjithë botën.

UNWTO inkurajon zbatimin e Kodit Global të Etikës për Turizmin, për të maksimizuar kontributin socio-ekonomik të turizmit duke minimizuar ndikimet e mundshme negative, dhe është e angazhuar për promovimin e turizmit si një instrument për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs), i orjentuar drejt reduktimit të varfërisë dhe nxitjes se zhvillimit të qëndrueshëm në të gjithë botën.

UNWTO gjeneron njohuri të tregut, promovon politika konkurruese dhe të qëndrueshme të turizmit dhe instrumente, nxit arsimimin dhe trajnimin në sejtorin e turizmit, dhe punon për të bërë turizmin një mjet efektiv për zhvillimin nëpërmjet projekteve të asistencës teknike në mbi 100 vende të botës.

Anëtarësimi UNWTO përfshin 157 vende, 6 anëtarë te asociuar dhe mbi 480 anëtarë që përfaqësojnë sektorin privat, institucionet arsimore, shoqatat e turizmit dhe autoriteteve lokale të turizmit. Shqipëria është bërë anëtare në këtë organizatë në vitin 1993.

 

FOCAL POINT INFORMATION

Znj, Sonia Popa, Drejtore e Drejtorisë së Përgjithshme të Turizmit

Mobile:     +355 69 20 34 406

E-mail:      sonia.popa@ekonomia.gov.al

 

Kodi i etikës në turizëm

 

Fjalor turizmi