Thirrjet (Calls)

Programi Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi

Thirrja e parë për projekt propozime për projekte standarde për Boshtet 1, 2, 3 dhe 4.

Boshti 1: Forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe konkurrueshmëria e NVM-ve.

Boshti 2: Menaxhimi smart i trashëgimisë natyrore dhe kulturore për shfrytëzimin e turizmit te qëndrueshëm ndërkufitar dhe atraktiviteti territorial.

Boshti 3: Mbrojtja mjedisore, menaxhimi i riskut dhe strategjia e uljes së nivelit të karbonit.

Boshti 4: Rritja e aksesibilitetit ndërkufitar, promovimi i shërbimeve dhe faciliteteve të qëndrueshme të transportit dhe përmirësimi i infrastrukturës publike.

Kjo thirrje synon zmadhimin e bashkëpunimit në rajonin e Programit për të trajtuar sfida të përbashkëta dhe me qëllim rritjen e zhvillimin territorial të integruar.

Në kuadër të thirrjes është parashikuar një fond prej 25 milionë Euro. Kontributi i fondeve publike të BE-së do të jetë deri në masën 85% të shpenzimeve, ndërsa 15% i mbetur do të jetë bashkëfinancim kombëtar.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ju fton të bashkëpunojmë dhe mirëpret partnerë potencialë për projekt propozime për aplikim të përbashkët në kuadër të kësaj thirrje, brenda datës 15 maj 2017.

Për një informacion më të detajuar lidhur me objektin e kësaj thirrjeje si dhe dokumentacionin e plotë për procedurat e aplikimit dhe financimit te projekteve, vizitoni:

https://www.italy-albania-montenegro.eu/ems/

__________________________________________________________________________________

“Njoftim në lidhje me aplikimin për përfitimin e mbështetjes financiare lidhur me projektet në fushën e turizmit”

Njoftohen të gjithë subjektet e interesuara që do të aplikojnë për përfitimin e mbështjes financiare lidhur me projektet në fushën e turizmit se data e fundit për aplikimin dhe dorëzimin e dokumentacionit pranë MZHETTS do të jetë data 21.04.2017

Ju falenderojmë për mirëkuptimin!

Urdher Nr. 2344 datë 24.03.2017 "Për miratimin e formularit të aplikimit dhe procedurave për përfitimin e mbështetjes financiare lidhur me projektet për turizmin"

______________________________________________________________________________________

Programi Interreg MED

Thirrja e dytë për projektpropozime për projekte Modulare për Boshtin 1, 2 dhe 3.

Kjo thirrje synon nxitjen e rritjes së qëndrueshme në zonën e Mesdheut përmes koncepteve e praktikave inovative dhe përdorimit të arsyeshëm të burimeve duke mbështetur integrimin social përmes një qasjeje bashkëpunimi territorial të integruar.

Në kuadër të thirrjes janë parashikuar fonde indikativë prej 2.6 milionë Euro, prej të cilave 1.4 milionë Euro janë për projekte të integruara dhe 1.2 milionë Euro janë për projekte M2/M3.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ju fton të bashkëpunojmë dhe mirëpret partnerë potencialë për projekt-ide për aplikim të përbashkët në kuadër të kësaj thirrje, brenda datës 31 mars 2017 ora 12:00.

Për një informacion përmbledhës lidhur me objektin e kësaj thirrje si dhe dokumentacionin e plotë për procedurat e aplikimit dhe financimit te projekteve, lutemi klikoni në:

http://interreg-med.eu/en/open-calls/

______________________________________________________________________________________

 

THIRRJE PER SHPREHJE INTERESI PER PJESËMARRJE NË TRAJNIMIN QË DO TË ORGANIZOJË MZHETTS PËR VERIFIKUESIT E STRUKTURAVE AKOMODUESE

Ministria Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, do të zhvillojë procesin e klasifikimit të strukturave akomoduese, i parashikuar në ligjin nr. 93/2015 “Për turizmin”. Ky hap i rëndësishëm do të rrisë standardet e ofrimit të këtij shërbimi duke i harmonizuar ato me standardet ndërkombëtare dhe duke mundësuar zhvillimin e mëtejshëm të  turizmit shqiptar. VKM nr.730, datë 10/10/2016, “Për miratimin e rregullores mbi kushtet, kriteret, tarifat, afatet si dhe procedura për klasifikimin e strukturave akomoduese”, krijon bazën ligjore për klasifikimin e strukturave akomoduese në Republikën e Shqipërisë. Sipas këtij vendimi, të gjithë sipërmarrësit turistikë që ushtrojnë veprimtari si strukturë akomoduese duhet t’i nënshtrohen procesit të klasifikimit.

Hapi i parë i këtij procesi është plotësimi në Regjistrin elektronik të Strukturave Akomoduese i formularit të vetë-deklarimit për klasifikimin e strukturës së tyre akomoduese dhe pajisjen e tyre me certifikatë klasifikimi.

Hapi i dytë i procesit të klasifikimit është verifikimi në terren i të dhënave të vetë-deklaruara nga sipërmarrësi turistik.

Hapi i tretë i procesit të klasifikimit është shqyrtimi i dokumentacionit dhe vendosja e nivelit të klasifikimit nga Komisioni i Standardizimit.

Verifikuesit duhet të verifikojnë në terren përmbushjen e kritereve sipas kategorisë dhe nivelit të klasifikimit së vetë deklaruar  dhe duhet të plotësojnë raportin në Regjistrin elektronik të Strukturave Akomoduese, i cili mund të shihet si nga Komisioni i Standardizimit edhe nga vetë sipërmarrësi turistik.

Për sa më sipër profesionistë të fushës së turizmit janë të ftuar të aplikojnë  për pjesëmarrje në trajnimin që do të organizojë MZHETTS për verifikuesit e strukturave akomoduese.

 

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Aplikantët për pjesëmarrje në trajnimin e verifikuesve duhet të provojnë se janë të pavarur, të besuar dhe të respektuar nga biznesi dhe industria e turizmit.

 

A.  Verifikuesi duhet të ketë karakteristikat e mëposhtme:

• Integritet të lartë individual dhe reputacion  pozitiv në sektorin e turizmit, veçanërisht me sektorin e akomodimit.

• Të jetë i familjarizuar me parimet e turizmit të qëndrueshëm.

• Të zotërojë njohje ose eksperiencë me programe të tjera të vlerësimit të strukturave akomoduese. 

• Të ketë udhëtuar për qëllime turizmi ose jo, brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke u ekspozuar kështu edhe ndaj standardeve ndërkombëtare në fushën e Turizmit. 

• Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale.

• Fleksibilitet për t'iu përshtatur situatave dhe kushteve të ndryshme;

• Angazhim për të punuar sipas afateve që do të kërkohen.

• Të jetë i vëmendshëm karshi detajeve.

• Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe në të folur.

• Të njohë gjuhën angleze.

 

B.  Kandidati duhet të plotësojë kriteret si më poshtë:

Të gjithë kandidatët duhet të kenë mbaruar ciklin e dytë të studimeve universitare. Ata që janë diplomuar në shkencat shoqërore, ekonomike dhe inxhinierike do të kenë prioritet.(Të paraqesë diplomën)

I.  Të kenë më shumë se tre vjet eksperiencë në fushën akademike si lektor ose si konsulent në fushën e turizmit në përgjithësi, dhe në sektorin e akomodimit në veçanti. (Të paraqesë diploma, certifikata)

OSE

II.  Të kenë më shumë se tre vjet eksperience në pozicione drejtuese në sektorin privat të turizmit në përgjithësi, dhe në sektorin e akomodimit në veçanti. (Të paraqesë diploma, certifikata)

 

Individët e interesuar dhe të kualifikuar, të cilët dëshirojnë të jenë të zgjedhur për të marrë pjesë në  trajnimin e verifikuesve për strukturat akomoduese të organizuar nga MZHEETS, duhet të dorëzojnë:  në zyrën e protokollit në MZHETTS ose të dërgojnë në adresën e e-mailit Erifili.Monka@ekonomia.gov.al, jo më vonë se ditën e hënë, datë 6 Mars 2017 ora 11.00, dokumentet në vijim:

 

  • Formulari i aplikimit
  • Letra përcjellëse me anën e së cilës përshkruajnë  interesin e tyre për pozicionin, përfshirë edhe arsyet pse duan të punojnë si verifikues te strukturave akomoduese. Të theksohet  gjithashtu përvoja e tyre përkatëse sikurse kërkohet në pikën A dhe B të kësaj thirrjeje. 
  • CV të përditësuar
  • Tre referenca me informacionin e kontaktit (telefon dhe e-mail)
  • Diploma, Certifikata që vërtetojnë për sa kërkohet në seksionin B (kopje të njësuara me origjinalin)

 

Pas shqyrtimit të aplikimeve,  kandidaturat e kualifikuara për të ndjekur Trajnimin e verifikuesve do të njoftohen për datën e zhvillimit të intervistës me gojë, e cila  do të zhvillohet në Tiranë.

 

Kostoja e trajnimit do të mbulohet nga organizatorët ndërsa aplikanti duhet të mbulojë shpenzime të tilla si transporti, ushqimi dhe akomodimi.

 

MZHETTS mbetet e angazhuar për paanësi në këtë proces përzgjedhje te kandidaturave për verifikues të strukturave akomoduese, si dhe sigurimin e transparencës maksimale për përzgjedhjen e kandidatëve më të përshtatshëm, në zbatim të legjislacionit në fuqi për  klasifikimin dhe certifikimin e strukturave akomoduese.

 

Klikoni këtu për të download formularin e aplikimit

____________________________________________________________________________________

Thirrja e parë për projektpropozime në fushën Rrugët Detare për Evropën

Programi EUSAIR

Përmes kësaj thirrje synohet të nxitet diversifikimi i produkteve dhe shërbimeve të turizmit detar evropian nëpërmjet zhvillimit të rrugëve detare dhe produkteve përkatëse; mbështetja e zhvillimit të produkteve turistike trans-nacionale; promovimi i turizmit detar dhe turizmit të sporteve të ujit; krijimi i sinergjive me segmente të tjerë turistikë, si turizmi ushqimor dhe i verës, kulturor etj.; nxitja e bashkëpunimit transnacional mes aktorëve të ndryshëm në zinxhirin e vlerës së turizmit.

Në kuadër të thirrjes janë parashikuar 1,500,000 Euro për financimin e projekteve që synojnë krijimin e rrugëve transnacionale që ndërlidhen me atraksionet turistike në zonat bregdetare të vendeve, zhvillimin e një strategjie afatgjatë për rrugën detare, konsultimin me aktorë relevantë për projektimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rrugës detare dhe produkteve që lidhen me të, ngritjen e një mekanizmi për bashkëpunim mes aktorëve të ndryshëm në zinxhirin e vlerës së turizmit.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ju fton të bashkëpunojmë dhe mirëpret partnerë potencialë për projekt-ide për aplikim të përbashkët në kuadër të kësaj thirrje, brenda datës 20 shkurt 2017.

Për një informacion përmbledhës lidhur me objektin e kësaj thirrje si dhe dokumentacionin e plotë për proçedurat e aplikimit dhe financimit te projekteve, lutemi klikoni në:

https://ec.europa.eu/easme/en/european-maritime-and-fisheries-fund

____________________________________________________________________________________

Thirja e parë për projektpropozime ne fushën e bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri - Kosovë

Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri – Kosovë 2014 - 2020

Përmes kësaj thirrje synohet të nxitet zhvillimi social – ekonomik dhe marrëdhëniet fqinjësore mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe të inkurajohet bashkëpunimi mes njerëzve, komuniteteve dhe institucioneve të dy vendeve përmes angazhimit në projekte të përbashkëta.

Në kuadër të thirrjes së parë janë parashikuar 2,040,000 Euro për financimin e projekteve që synojnë me përparësi zhvillimin e turizmit, të vlerave të trashëgimisë kuturore dhe natyrore, si dhe integrimin social-ekonomik të të rinjve nëpërmjet investimit tek të rinjtë,  edukimi dhe aftësitë.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ju fton të bashkëpunojmë dhe  mirëpret partnerë potencialë për projekt-ide për aplikim të përbashkët në kuadër të kësaj thirrje, brenda datës 20 shkurt 2017.

Për një informacion përmbledhës lidhur me objektin e kësaj thirrje si dhe dokumentacionin e plotë për proçedurat e aplikimit dhe financimit te projekteve, lutemi klikoni në:

https://webgate.ec.europa.eu/europeaid/online-services/index.cfm?do=publi.welcome&nbPubliList=15&orderby=upd&orderbyad=Desc&searchtype=RS&aofr=154390

____________________________________________________________________________________

Thirrje për Aplikime- Grante për Sipërmarrjen Kreative (i4tour)

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në kuadër të projektit “I4TOUR - Zhvillimi Territorial për Turizmin e Qëndrueshëm, Ndërmarrjet Krijuese, Zhvillimi Rural dhe Punësimi i të Rinjve” i financuar nga IADSA (Programi i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim), çel thirrjen e dytë për dhënien e granteve mbështetëse për sipërmarrjet kreative të planifikuara për tu ngritur bazuar në ide inovative.

Nëpërmjet kësaj nisme krijohet mundësia më e mirë për të transformuar një ide inovative në një sipërmarrje të mirëfilltë, duke ofruar një grant mbështetës, ambientet e punës, si dhe një asistencë të kualifikuar për zhvillimin e idesë.

Thirrje “Sipërmarrjet Kreative 2017”

udhëzuesi për thirrjen "Sipërmarrjet Kreative"

Formular aplikimi Sipërmarrjet Kreative("i4tour")

____________________________________________________________________________________

Urdhër Për projektin miratimin e projekteve turistike që përfitojnë mbështetje financiare nga buxheti i shtetit", datë 25.11.2016

____________________________________________________________________________________

“Njoftim në lidhje me aplikimin për përfitimin e mbështetjes financiare lidhur me projektet në fushën e turizmit”

Njoftohen të gjithë subjektet e interesuara që do të aplikojnë për përfitimin e mbështjes financiare lidhur me projektet në fushën e turizmit se data e fundit për aplikimin dhe dorëzimin e dokumentacionit pranë MZHETTS do të jetë dita e hënë datë 14.11.2016.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin!

____________________________________________________________________

Urdhër "Për miratimin e formularit të aplikimit dhe procedurave për përfitimin e mbështetjes financiare lidhur me projektet për turizmin", datë: 13.10.2016

____________________________________________________________________

Urdhër "Për miratimin e formularit të aplikimit dhe procedurave për përfitimin e mbështetjes financiare lidhur me projektet për turizmin", datë: 21.06.2016

Thirrje për Projekt Propozime në fushën e Turizmit