I4Tour Zhvillimi Territorial Për Turizmin e Qëndrueshëm

- Lideri i projektit: Ministria e Zhvillimit Ekonomik Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes “MZHETTS”

- Financuar nga: Programi Italo – Shqiptar i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim “IADSA”

- Partneri i projektit: Regione Autonoma Friuli Venezia Giulia “RAFVG”

- Me ekspertizën e tyre kontribuojnë në monitorimin dhe përditësimin e aktiviteteve të projektit.

- Implementimi i projektit është parashikuar për një periudhë 24 mujore.

- Projekti zhvillohet në zonën Vlorë, Llogara, Dhërmi. Kjo zonë aktualisht është një nga hotsoptet e         qeverisë Shqiptare për zhvillimin e turizmit në vend. Është parë si një mundësi unike për projektin         I4tour ti shërbejë me kontributin e tij këtij angazhimi mbarë Kombëtar.                                                                                                                   

- Ministria e Zhvillimit Ekonomik Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes,

- Autoritetet Lokale

- Komuniteti Lokal,

- Shoqëria Civile

- Operatorët turistik, publik e privat.

- Sipërmarrjet e reja 

- Të rinjtë

- Studentët  

- Turistët

Qëllimi i përgjithshëm

Qëllimi i përgjithshëm i projektit I4Tour është të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm territorial, si edhe të përmirësojë kohezionin social në zonë duke krijuar planin për turizmin e qëndrueshëm në Vlorë, Llogara, Dhërmi, plan i cili ka në fokus turizmin elitar (turizmin bregdetar, turizmin e ngadalë (turistët me guida), agroturizmin, turizmin e përgjegjshëm etj.). Ky plan do të shërbejë si një udhëzues i cili do të hartohet dhe do të vihet në zbatim edhe në zona të tjera në një fazë të mëtejshme.

Faqja Web: http://i4tour.info

 

Arritja e objektivit të përgjithshëm bazohet në trajtimin e këtyre objektivave specifikë:

- Përmirësimi i politikave për mbrojtjen e ambientit si dhe ruajtja e trashëgimisë natyrore dhe kulturore.

- Duke qënë në koherence të plotë me Strategjinë Kombëtare të Turizmit së bashku me Agjencine e    Turizmit, projekti I4Tour ka si qëllim zhvillimin e balancuar të territorit duke mundësuar Turizmin e    qëndrueshëm në zonë. Pjesë e strategjisë për turizmin e qëndrueshëm do të jetë trajnimi i popullatës  në zonat rurale, ndërgjegjësimi i tyre për mbrojtjen e mjedisit, për renovimin e ndërtesave ku ata mund  të ofrojnë strehim të përshtatshëm për turistët, ofrimin e shërbimeve shëndetsore cilësore në zonë,  furnizimi me ujë të pijshëm, largimi i ujrave të zeza, si dhe ruajtjen e vlerave kulturore të zonës.

- Vlera këto që konsiderohen si një potencial real për zgjerimin e sezonit turistik, jo vetëm për vijën         bregdetare por dhe në zonat rurale, me qëllim promovimin e agroturizmit, turizmit malor e atij kulinar.    (Bujtina, kulinaria e veçantë e zonës me gatime tradicionale, sporte apo aktivitete të veçanta sic janë:  trekking, hiking, climbing, biking, cycling fishing etj)

- Rritja e kohezionit social falë fuqizimit të komunitetit të zonës me anë të përshtatjes së një përqasjeje    pjesëmarrëse.

- Promovimi social dhe ambientalist i turizmit të përgjegjshëm falë përqendrimit tek vazhdueshmëria    dhe  vlerësimi i burimeve endogjene, si edhe burime të bazuara në përqasjen e tregut.

- Të promovojë territoret e pashfrytëzuara për të gjetur mënyra të reja për konkurrueshmërinë, si edhe të   kapërcejë vështirësitë e punësimit, dhe e gjithë kjo falë identifikimit të mundësive të ofruara nga           sektori kyç i PPP (Partneritetit Publik Privat).

- Nxitja e burimeve endogjene të bazuara në përqasjen e tregut si edhe krijimi i mundësive të reja për -     punësim nga ngritja e 3 zyrave të informacionit TIP-s (tourist-info-point), si edhe stimulimin e    sipërmarrjeve inovative dhe kreative nëpërmjet 10 granteve mbështetëse.

- Fillimisht do të publikohen shpallje për trajnimin e të rinjve, me qëllim punësimi pranë këtyre zyrave,     Shpalljet do të bëhen në Bashkinë e Vlorës, universitete dhe media lokale.

- Si rrjedhojë, në një fazë të dytë do të përzgjidhen kandidatë të kualifikuar për të marrë pjesë në këto      trajnime.

- Në një fazë të tretë do të përzgjidhen për punësim pranë zyrave të informacionit një numër i caktuar të    rinjsh/studentësh, të cilët do të mund t’ju shërbejnë turistëve me informacion.

- Atraksionet e ndryshme kulturore, historike (vendodhja orare etj).

- Evente të ndryshme në zonë.

- Akomodimi (shtretërit e disponueshëm).

- Transporti (Mënyra e zhvendosjes, shpërndarja e hartave).