Eco-Destination

Projekti "Turizmi në sinergji me efiçiencën e energjisë: krijimi i destinacionit turistik eko-të qëndrueshëm", është pjesë e Programit Ndërkufitar IPA “Greqi –Shqipëri” 2007-2013, që bashkë-financohet nga Bashkimi Europian dhe fondet kombëtare të Greqisë dhe Shqipërisë, në përputhje me Kontratën Grant të nënshkruar nga palët.

Objektivi i përgjithshëm i Programit, që është "rritja e standarteve të jetesës së popullsisë, duke promovuar zhvillimin e qëndrueshëm lokal në zonën ndërkufitare", planifikohet të arrihet përmes prioriteteve strategjike si: rritja e zhvillimit ekonomik ndërkufitar, si dhe promovimi dhe zhvillimi i mjedisit dhe burimeve natyrore e kulturore.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, ka filluar zbatueshmërinë e projektit në 16 qershor 2015.

PARTNERITETI

 

  • Partneriteti Greqi
  1. Rajoni i Decentralizuar i Epirit dhe Maqedonisë Perëndimore ( Overall Lead Partner);
  2. Dhoma e Tregtisë së Korfuzit;
  3. Universiteti “Aristoteli” i Selanikut – Qëndra e Kërkimeve Universitare

 

  • Partneriteti Shqipëri

         1. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ( Lead partner) 

    2. Shkolla e Lartë Private Logos

Kontrata është nënshkruar në muajin Qershor 2015.

 

KOHËZGJATJA : 24 muaj (2 vite) 

Qëllimi i projektit:

Qëllimi i projektit është i trefishtë:

  • zhvillimi i mjeteve operative dhe krijimi i një pike qëndrore për zbatimin e Sistemit të Indikatorëve të Turizmit për Zhvillimin e Qëndrueshëm të destinacioneve në zonën ndërkufitare;
  • zbatimi pilot dhe në vazhdimësi i Sistemit Europian të Indikatorëve të Turizmit për Destinacione të Qëndrueshme;
  • ndërtimi i kapaciteteve të shoqatave profesionale, si dhe pergatitja e studenteve të diplomuar për krijimin, menaxhimin dhe vlerësimin e destinacioneve turistike të qëndrueshme.  

Projekti synon të monitorojë disa zona turistike, nëpërmjet eficiencës së energjisë, menaxhimit të mbetjeve, përdorimit të energjisë së rinovueshme dhe riciklimit të ujit.

Ai synon gjithashtu të zhvillojë mjete operative për zbatimin e Sistemit të Indikatorëve të Turizmit për Destinacione të Qëndrueshme në zonën ndërkufitare, për implementimin pilot dhe zhvillimin e vazhdueshëm të Sistemit të indikatorëve të Turizmit për Destinacione të Qëndrueshme, ngritjen e kapaciteteve të shoqatave përkatëse profesionale të tilla si operatorët turistikë, NVM-të, dhe studentët e diplomuar drejt krijimit, menaxhimit dhe vlerësimit të destinacioneve të turizmit të qëndrueshëm.

Projekti ofron një "qasje gjithëpërfshirëse" që ndërthur funksionin e menaxhimit të destinacionit, dhe një përpjekje të rëndësishme për rezultate konkrete në drejtim të krijimit të një trashëgimie, nëpërmjet veprimeve të tilla si krijimi i MIS-it për marrjen e vendimeve të zgjuara, për politikë-bërjen e ardhshme me një fokus specifik mbi metodat e efikasitetit të turizmit dhe të energjisë.

 

 

Aktivitetet specifike:

-          Vendosja e një Pike Rajonale Kontakti (Regional Focal Point (RFP) për destiancionet turistike të qëndrueshme në mbështetje për destinacionet turistike të qëndrueshme në mbështetje të Planit të Menaxhimit të Komisionit Evropian ( Europe 2020) dhe Observatorit Virtual të Turizmit.

-          Parashikohet ndërtimi i Sistemit  të Procesimit për indikatorët vlerësues të destinacioneve eko, si bazë edhe për sfidat që mund të paraqesin këto destinacione.

-          Implementimi pilot i Sistemit të Vlerësimit Evropian për Destinacionet e Qëndrueshme në zonat e përzgjedhura (European Tourism Indicator System for Sustainable Destinations), me pjesëmarrjen e  grupeve të interesit në krijimin e një profili për destinacionin, krijimin e bazës së të dhënave social-ekonomike dhe mjedisore, vlerësimin e sistemit; 

-          Zhvillimi i një platforme virtuale për trajnime mbi menaxhimin dhe vlerësimin e destiancioneve të qëndrueshme turistike;

-          Propozime strategjike për reformimin e politikave dhe legjislacionit shqiptar, sipas kërkesave të BE-së mbi turizmin e qëndrueshëm.

 

Sistemi Europian i Indikatorëve të Turizmit të Qëndrueshëm, synon të ndihmojë destinacionet në monitorimin dhe matjen e qëndrueshmërisë së performancës turistike, Ai përbën një mjet vullnetar të menaxhimit më efektiv të aktivitetit turistik, mbështetur  në vetë-vlerësim, duke identifikuar një grup indokatorësh bazë që mundësojnë krijimin e platformës së të dhënave dhe kryerjen e analizave përkatëse.

Qasja e projektit, përfshin një përpjekje të rëndësishme për rezultate konkrete në drejtim të krijimit të një trashëgimie, përmes krijimit të Sistemit të Menaxhimit të Informacionit (Management Information System (MIS), në shërbim të vendimmarrjes së duhur (të zgjuar dhe të drejtë).  Për të ardhmen, krijohen politika me një fokus të veçantë në turizëm, të lidhura kryesisht me eficencën e energjisë  dhe metodat e efikasitetit në këtë drejtim.

 

Zona e projektit :