Programet

PROGRAMI Adriatiko-Jonian (ADRION) 2014-2020

Objektivi i Përgjithshëm: Ky program vepron si ndërlidhës i politikave dhe qeverisjes inovative duke nxitur Integrimin Evropian midis vendeve anëtare dhe atyre jo anëtare, duke përdorur burimet natyrore, kulturore dhe njerëzore në zonën e Adriatikut dhe Jonit, si dhe duke ndikuar në rritjen e kohezionit ekonomik, social dhe territorial në zonat e përzgjedhura.

Zonat e përzgjedhura: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Italia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia.

Prioritetet e Programit:

  • Mbrojtja e mjedisit dhe promovimin e adaptimit ndaj ndryshimeve klimatike dhe zbutje;
  • Nxitja e transportit të qëndrueshëm dhe përmirësimin e infrastrukturës publike;
  • Rritja e konkurrueshmërisë, mjedisin e biznesit dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, tregtinë dhe investimet;
  • Mbështetje e Strategjisë për Adriatikun dhe Jonin (EUSAIR) – Projekti Strategjik

 

link: http://www.adriatic-ionian.eu/

 

PROGRAMI MED 2014-2020

Objektivi i Përgjithshëm: Programi MED përkrah shkëmbimin e eksperiencës, njohurive dhe përmirësimin e politikave publike midis autoriteteve rajonale, kombëtare dhe lokale si dhe aktorëve të tjerë të zonave të lejueshme të Programit MED.

Zonat e përzgjedhura: Ky Program përfshin 57 rajone nga 10 vende anëtare të BE-si dhe 3 vende kandidate.

Prioritetet e Programit:

  • Promovimi i kapaciteteve të inovacionit në Mesdhe me qëllim promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm;
  • Nxitja e strategjive të karbonit të ulët (low carbon) dhe efiçencës së energjisë në territore specifike të MED: qytete, ishuj dhe zonat e largëta;
  • Nxitja dhe promovimi i resurseve kulturore dhe natyrore në zonën e Mesdheut.

 

Link: http://interreg-med.eu/en/home/

 

Programi për konkurrueshmërinë e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (COSME) 2014-2020

Objektivi i Përgjithshëm: COSME është programi i BE-së që ndihmon sipërmarrësit dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në fazën fillestare të aktivitetit, lehtëson aksesin në financim, ndërkombëtarizimin e tyre, si dhe mbështet autoritetet për të përmirësuar mjedisin e biznesit dhe për të mundësuar rritjen ekonomike.

Shtetet e përfshira: Në Cosme marrin pjesë vendet anëtare të BE-së, vendet kandidate, vendet që aspirojnë statusin kandidat si dhe disa vende të tjera të rajonit.

Prioritetet e Programit:

  • Përmirësimi i aksesit të SME-ve në financim, i cili ndër të tjera ka për qëllim zhvillimin e një seti instrumentash financiarë, zhvillimin e zgjerimin e tregut të kapitaleve të BE-së, mbështetjen e huadhënies, përmirësimin e informacionit rreth financimeve të BE-së në dispozicion të SME-ve;
  • Përmirësimi i aksesit në treg (Rrjeti Evropian i Sipërmarrjeve “EEN”, ndërkombëtarizimi i SME-ve, etj.);
  • Përmirësimi i kushteve të përgjithshme për konkurrencën dhe qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve, sidomos SME-ve, duke përfshirë edhe sektorin e turizmit;
  • Nxitja e sipërmarrjes dhe e kulturës së sipërmarrjes

 

Link: https://ec.europa.eu/easme/en/cosme

 

Programi IPA CBC Itali-Shqipëri - Mal i Zi

Objektivi i Përgjithshëm: Përmirësimi i strategjisë për bashkëpunimin ndërkufitar për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm të zonave të programit, kryesisht përgjatë kufirit detar.

 

Zonat e përzgjedhura: Shqipëri, Itali, Mal i Zi.

 

Prioritetet e Programit:

·         Fuqizimi i Bashkëpunimit Ndërkufitar dhe  konkurrueshmëria e SME-ve.

·         Menaxhimi i trashëgimisë kulturore dhe natyrore për shfrytëzimin e turizmit dhe atraksioneve territoriale në zonat ndërkufitare.

·         Mbrojtja e mjedisit, menaxhimi i riskut dhe  strategjia me karbon të ulët.

·         Rritja e kapaciteteve ndërkufitare, promovimi i shërbimeve të transportit të qëndrueshëm dhe përmirësimi i infrastrukturës publike

 

Link: http://ec.europa.eu/regional_policy/en/atlas/programmes/2014-2020/italy/2014tc16i5cb008 (http://www.europuglia.it/index.php/cte-2014-2020/ipa-ii-cbc-it-al-me)

 

Programi IPA CBC Shqipëri – Kosovë

Objektivi i Përgjithshëm: Promovimi i qëndrueshmërisë socio-ekonomike në zonat ndërkufitare duke nxitur bashkëpunimin midis individëve, institucioneve dhe komuniteteve.

Zonat e përzgjedhura në Shqipëri: Qarqet e Kukësit dhe Lezhës

Prioritetet e Programit:

  • Mbrojta e mjedisit, promovimi i adaptimit dhe zbutja ndaj ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i rrezikut;
  • Nxitja e turizmit, kulturës dhe trashëgimisë natyrore;
  • Investimi për rininë, Edukimin dhe aftësitë.

 

link: http://www.cbckosovo.eu/?page_id=232

 

Programi IPA CBC Maqedoni - Shqipëri

Objektivi i Përgjithshëm: Nxitja e një zhvillimi social-ekonomik më të balancuar, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm të Zonës Ndërkufitare.

Zonat e përzgjedhura në Shqipëri: Qarqet e Dibrës, Elbasanit dhe Korçës.

Prioritetet e Programit:

  • Nxitja e turizmit, kulturës dhe trashëgimisë natyrore;
  • Nxitja e konkurrencës, biznesit, tregtisë dhe investimeve;
  • Mbrojta e mjedisit, promovimi i adaptimit dhe zbutja ndaj ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i rrezikut.

 

link: http://ipacbc-mk-al.net/

 

Programi IPA CBC Mali i Zi - Shqipëri

Objektivi i Përgjithshëm: Promovimi/forcimi i marrëdhënieve të mira të fqinjësisë dhe zhvillimit socio-ekonomik në rajonet kufitare.

Zonat e përzgjedhura në Shqipëri: Qarqet e Shkodrës, Lezhës dhe Bashkia Tropojë.

Prioritetet e Programit:

  • Nxitja e turizmit, trashëgimisë kulturore dhe natyrore;
  • Mbrojta e mjedisit, promovimi i adaptimit dhe zbutja ndaj ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i rrezikut;
  • Promovimi i punësimit, lëvizshmëria e punës dhe përfshirja sociale e kulturore përgjatë kufirit.

 

link: http://www.albania-montenegro.org/

 

Programi Interreg - IPA Greqi - Shqipëri

Objektivi i Përgjithshëm: Gjetja e ekuilibrit midis zhvillimit të qëndrueshëm rajonal dhe zgjerimi i bashkëpunimit ndërkufitar midis popullsisë rajonale dhe institucioneve vendore, e gjitha kjo në përputhje me politikat kombëtare dhe ato të Bashkimit Evropian, në mënyrë që sfidat e përbashkëta të adresohen ashtu siç duhen.

Zonat e përzgjedhura në Shqipëri: Qarqet e Vlorës, Gjirokastrës, Beratit dhe Korçës.

Prioritetet e Programit:

  • Promovimi i turizmit, transportit dhe infrastrukturës;
  • Nxitja e ekonomisë lokale.

 

link:http://www.greece-albania.eu/index.php/new_programming/news/122-ipa-ii-cross-border-cooperation-programme-greece-albania-2014-2020-adopted-by-the-commission.html