Njoftime

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 473, datë 1.6.2017, “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”, pika 14, paragrafi 2:

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes vë në dispozicion numrin 067 58 68 496, ku mund të denoncohet, duke dërguar foto apo pamje filmike (WhatsApp-Viber), çdo rast i përfshirjes, nxitjes ose kërkesës për përfshirjen e nëpunësve të MZHEETS, në veprimtari politike apo në mbështetje të një partie politike ose kandidati në zgjedhje.

Këto denoncime mund të bëhen edhe në adresën e-mail: zmp@ekonomia.gov.al