Postuar më: 12 Korrik 2017

Samiti i Triestes dhe thellimi i integrimit rajonal

U zhvillua në Trieste në Itali Samiti i Vendeve të Ballkanit Perëndimor ku morën pjesë krerët e qeverive, ministrat e Jashtëm dhe Ministrat e Ekonomisë të Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi e Serbisë, të njohur si WB6, si dhe të vendeve Austri, Kroaci, Francë, Gjermani, Slloveni, SHBA dhe përfaqësues të BE dhe institucioneve financiare.

Shqipëria u përfaqësua në nivelin më të lartë nga Kryeministri Edi Rama, Ministri i Jashtëm z. Ditmir Bushati, Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes znj Milva Ekonomi si dhe Ministrja e Inovacionit dhe Administrates Publike, znj Milena Harito. Nga ana tjetër Ministrat e transportit të Ballkanit Perëndimor u takuan në institucionet e BE-së dhe ato italiane gjatë punimeve të samitit. 

Samiti i Triestes ishte një mundësi për të çuar përpara arritjet e samiteve të mëparshme të Berlinit (28 gusht 2014)  të Vjenës (27 Gusht 2015) dhe të Parisit (4 korrik 2016) për të ndëtuar progres në disa fusha bashkëpunimi veçanërisht në axhendën e konektivitetit që është dhe mbetet element kyç i procesit të integrimit rajonal.  Pjesëmarrësit njëzëri konfirmuan mbështetjen për perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit perëndimor, ndërsa theksuan nevojën për perpjekje për reforma të reja në rajon. U theksua se Ballkani Perëndimor i përket BE-së dhe se BE është e paplotë pa integrimin e plotë të të gjithë rajonit. Lidhur me afrimin me tepër të vendeve të Ballkanit perëndimor u ra dakord për 7 projekte shtesë konektiviteti me një investim total 500 mln duke e çuar fondin total të konektivitetit që nga 2015 në 1.4 mld euro për gjithsej 20 projekte investimi në total. Shtylla të tjera për të cilat u diskutua ishin: integrimi ekonomik rajonal, zhvillimi i sektorit privat dhe SME-ve, kontektiviteti human, si politikat e përbashkëta për rininë, shkencën, lufta kundër korrupsionit dhe qeverisja e mire, migrimi etj

 

Më poshtë fjala e plotë e Ministres Ekonomi në këtë samit:

 

Të nderuar,

Eshtë kënaqësi të jesh në këtë Samit pasi ai premton shumë për thellimin e integrimit rajonal. Është shumë e rëndësishme të ndaj me ju pikëpamjet për zhvillimet ekonomike të Shqipërisë dhe këndvështrimin tonë lidhur me axhendën e konektivitetit dhe zonës ekonomike rajonale.

Qeveria Shqiptare e nisi mandatin e saj qeverisës në kohën e fillimit të Procesit të Berlinit dhe në këtë rrugëtim ka shumë për të prezantuar. Progresi i arritur në këto vite është kombinuar edhe me arritjen e objektivave të axhendës së konektivitetit dhe integrimit rajonal. 

Duhet nënvizuar se ndërkohë që ne kemi punuar për të nxitur progresin brenda vendit edhe vendet e tjera të rajonit kanë ecur me të njëjtën shpejtësi për të arritur të njëjtin qëllim. Ne kemi qene me fat pasi kemi patur një eksperiencë më përpara në forcimin e bashkëpunimit rajonal, eksperiencë e cila është e lidhur me CEFTA-n, me Sekretariatin e CEFTA dhe struktura të tjera të bashkëpunimit rajonal. 

Tashmë kemi kuptuar se të bëjmë tregti mes nesh është shumë e rëndësishme, por tregtia duhet të mbështetet me investimet në infrastrukturë, e cila lidhet kryesisht me rrjetin e rrugëve dhe energjinë, në mënyrë që njerëzit të tregtojnë më mirë mes tyre. Të dhënat që u paraqiten sot këtu edhe ka folës të tjerë, tregojnë se ne kemi qenë shumë mirë në treguesit në tregti në secilin vend, por s’kemi rritur shifrat në tregtinë mes vetë vendeve të CEFTA. Gjatë dhjetë vitëve të fundit marrëdhëniet tregtare mes vendeve të CEFTA kanë qënë të qëndrueshme dhe në rritje, por gjatë dy viteve të fundit të dhënat tregtare tregojnë stanjacion, ndërkohë që secili vend ka rritur tregtinë me partnerë të tjerë si psh me vendet e BE. 

Kjo qasje tregtare është një shprehje e dëshirës dhe vullnetit që tregon se çdo vend në rajon do të donte ta shihte veten si partner të kësaj familjeje europiane. Po kjo është vetëm njëra anë pasi vendet e Ballkanit Perëndimor punojnë që të internacionalizojnë ndërmarrjet e vogla e të mesme, për ti mbështetur ato të bëhen pjesë e e zinxhirit të vlerës në rajon dhe më gjerë. Duke parë përjekjet e biznesit, Qeveritë duhet të adoptojnë reforma që nxisin pjesëmarrjen e SME-ve në tregjet të reja rajonale dhe më gjerë. 

Internationalizimi i ndërmarrjeve të vogla  e të mesme ka nisur me një mbeshtetje që vjen nga BE dhe është e lidhur me disa programe si Horizon 2020, Tripple Helix, Cosme, European Enterprise Network, por ende internacionalizimi është në nivele ulëta. Për këtë ne jemi të ndërgjegjshëm që kemi ende shumë punë për të bërë.

Dixhitilizimi i ekonomisë është një fushë që po merr përparësi dhe nëse flasim për tregun dixhital ka inciativa që janë shumë të njohura në Shqipëri por edhe në vende të tjera të rajonit siç janë ‘e-permit’, për të cilat janë bërë shumë përpjekje dhe vendet kanë përparuar në të njëjtën mënyrë.

Nëse hedhim një vështrim në progresin e secilit vend të Ballkanit Perëndimor është e dukshme që ka përparim, në disa vende më shumë në disa të tjera më pak, por që të gjitha vendet kanë një perspektivë, dhe ajo është e njëjtë për të gjithë, rruga drejt BE.  

Nëse shohim programet ekonomike dhe indikatorët që kanë rezultuar nga ky proces vërejmë me kënaqësi që vendet kanë bërë shumë, pasi kanë ristrukturar ekonomitë e tyre. Ne në Shqipëri kemi kuptuar se konsumi i brendshëm i popullsisë dhe investimet e brendshme janë shumë të rëndësishme për nxitjen e ekonomisë, dhe kemi demonstruar se kjo lloj ndërhyrjeje ka sjellë rritjen e ekonomisë, deri 3.5 %, rritje e cila është e qëndrueshme. 

FMN dhe Banka Botërore gjithashtu japin parashikime shumë optimiste për zhvillimet ekonomike dhe rritjen ekonomike të Shqipërisë deri në 2020 por axhenda e zhvillimit ka ka ende nevojë për shumë mbështetje. Në vlerësimin tim, ideja për të ardhur së bashku në këtë zonë rajonale ekonomike është shumë e rëndësishme 

Në këtë proces të integrimit rajonal ne jemi të ndërgjegjshëm për vështirërsitë dhe pengesat. Cilat janë mangesitë dhe si duhet t’i adresojmë është esenca e të gjitha ndërhyrjeve që ofron Zona Ekonomike Rajonale.

Mangesitë lidhen kryesisht me llojin e tregtisë që ne bejmë dhe me faktorët që ndikojnë në të. Ne sot tregtojmë produkte me vlerë të shtuar të ulët dhe rritja e produktivitetit është pjesë e mangësive që duhet të adresojmë. Nëse ne shohim shërbimet dhe kontributin e tyre në PPB-në e secilit vend, vëmë re se ky kontribut është shumë më i lartë se se kontributi i shërbimeve në tregti. Ky është rezultat i ekszistencës së barrierave në tregtinë e shërbimeve dhe pengesave në komunikimin mes ekonomive të vendeve tona. 

Ne gjithashtu kemi një problem mes furnizimit me profesionistë dhe kërkesës së tregut të punës për ta. Kjo është një pengesë që duhet ta tejkalojmë. Por cfarë duhet bërë? Duhet të gjenden mënyrat duke tërhequr investimet në vend, por gjithashtu duke lejuar që invesimet e brendshme të jenë pjesë e zhvillimit. Ne në Shqipëri mendojmë se është e rëndësishme të kemi tërheqjen e të dyjave dhe të investimeve të brendshme dhe të jashtme. Dhe ndërsa lejojmë konkurencën brenda vendit, dhe kjo lidhet me sistemin e menaxhimit fiscal ne vend, ne gjithashtu kemi dhe këtë lloj konkurence mes vendeve në rajon. Dhe une mendoj se zona rajonale ekonomike që ne po krijojmë, do lejojë që këto gjëra të jenë më harmonike. Ne do kemi një platformë ku investimet e huaja të jenë pjesë e zhvillimit ekonomik të secilit vend, me shumë sukses. 

Ne do gjejmë dhe mekanizmat se si t’i adresojmë këto. Ndërsa vendet kanë punuar shumë për të përgatitur dokumentin për këtë zonë ekonomike rajonale, kjo tregon se kanë bërë tashmë shumë punë. Jam e bindur se administratat e secilit vend kanë punuar shumë. Do doja ta përdorja këtë mundësi për të falenderuar administratën dhe publike dhe institucionet, për përpjekjet e tyre për të përgatitur planin shumë-vjecar që është në duart tuaja sot, por gjithashtu kjo nuk do arrihej pa mbështetjen e agjencive të tjera, psh DG Near ka patur një rol shumë të rënndësishëm në mënyrën se si ne do qasemi,  që plani shumefunksional të përdoret në zonën rajonale ekonomike. Por kjo nuk do arrihej nëse nuk do të kishim në avancë dhe  analizat e Bankës Botëtore, të cilat janë përdorur për të krijuar bazën e punës për këtë plan. 

Falenderimet tona shkojnë edhe për RCC dhe Sekretariatin e CEFTA për mbështetjen e tyre.

Faleminderit!