Postuar më: 07 Prill 2017

"Raporti i Konkurueshmërisë në Turizëm 2017" nga WEF, Shqipëria rritet me 8 vende

Forumi Ekonomik Botëror ka publikuar raportin e konkurrueshmërisë 2017 në sektorin "Udhëtime dhe turizëm", i cili tregon se sa të konkurrueshëm janë për sa i përket turizmit 136 shtete të ndryshme të botës.

Shqipëria është e 98-ta në botë në këtë renditje prej 136 vendesh, dhe është përmirësuar me 8 pozicione në këtë renditje në krahasim me vitin 2015. Një vit më parë renditej në vendin e 106-të ndër 141 shtete. 

Po ashtu sipas studimit, në tabelën e posaçme të 15 vendeve që kanë shënuar më shumë rritje ne performance, Shqipëria është një nga 8 vendet me më shumë rritje në pikë. 

Nëse do i referohemi gjithë indikatorëve pozitivë në këtë raport për Shqipërinë, shohim se përmirësimin më të shumtë Shqipëria e ka pasur në renditet në indeksin e “Prioritizimit të Udhëtimeve dhe Turizmit” ku Shqipëria ka një rritje të konsiderueshme prej 31 vendesh duke kaluar nga vendi i 105 ne 74/136, ndikuar kryesisht nga “Prioritizimi nga Qeverisa i industrisë së udhëtimit dhe turizmit”,“ Efektiviteti i marketingut dhe branding për të tërhequr turistët” dhe “Vlerësimi i strategjisë së Brandimit të Vendit”

Po ashtu indeksi “Mbrojtje dhe siguri” ka pasur një përmirësim prej 24 pozicionesh, duke e vendosur Shqipërinë në vendin e 46/136 krahasuar me pozicionin e 70/141 në vitin 2015, duke lënë pas Gjermaninë, Francën, Italinë, Poloninë, Greqinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e 90 shtete të tjera. Kryesisht ky përmirësim ndikohet nga “Besueshmëria e shërbimeve policore” për të cilin Shqipëria renditet ne vendin e 45. 

Për sa i përket indeksit “Burime Njerëzore dhe Tregu i Punës” vërejmë një përmirësim prej 17 vendesh duke kaluar nga vendi i 56/141 ne vendin 39/136. Ky ndryshim ndikohet kryesisht nga “Shkalla e regjistrimit në arsimin fillor” dhe “Shkalla e regjistrimit në arsimin e mesëm”. Po ashtu vendi ynë mban pozicionin e pare për 2017 në indeksin “Lehtësia në punësimin e punonjësve të huaj”. 

Konkurrueshmëria në Çmime: në vitin 2017 Shqipëria renditet në vendin e 83/136 krahasuar me vitin 2015 kur renditen në vendin e 93/141 vende. Ky përmirësim në renditje ka ardhur nga përmirësimi në “taksa e biletave dhe aeroportuale” me 73.7 pikë në 2017 nga 69 pikë në 2015; “pariteti i fuqisë blerëse PPP” renditja në të cilin përmirësuar me 14 vende; 

Qëndrueshmëria e mjedisit: në vitin 2017 Shqipëria renditet në vendin e 72/136 krahasuar me vitin 2015 kur renditen në vendin e 109/141 vende. Ky përmirësim në renditje ka ardhur nga ‘rreptësia në rregullimin e mjedisit”, “përmirësimi në zbatimin dhe implementimin rregullimeve” në këtë sektor dhe mjedisin e tij , “qëndrueshmëria e zhvillimit në industrinë e udhëtimeve dhe turizmit” (duke u renditur nga vendi i 92 në 2015 në vendin e 74 në 2017);

Infrastruktura tokësore dhe portuale - Shqipëria renditet në vendin e 77/136 vende krahasuar me vitin 2015 kur renditen në vendin e 95/141 vende. Ky përmirësim në renditje ka ardhur nga “përmirësimi i infrastrukturës portuale” e cila shfaq një përmirësim me 17 vende; si dhe nga “përmirësimi në rrjetin e transportit rrugor” me 11 pozicione; “Cilësia e rrugëve” është një tjetër indikator në përbërje të këtij treguesi, i cili ka shfaqur përmirësim duke e përmirësuar renditjen nga vendi i 71 në 2015 në vendin e 55 në 2017