Postuar më: 03 Korrik 2017

Ekonomia shqiptare rritet me 3,94 % në tremujorin e I-rë 2017

Ekonomia shqiptare është rritur me 3.94 për qind në tremujorin e parë të vitit 2017. Kjo rritje konfirmohet nga Instituti i Statistikave, i cili publikoi “Rritjen Ekonomike Tremujori  l – 2017”. 
Sipas INSTAT,  Produkti i Brendshëm Bruto në tremujorin e I-rë 2017 vlerësohet me rritje prej 3,94 %, kundrejt tremujorit të I-rë 2016.

Nese i referohemi kontributit të degëve kryesore të ekonomisë në normën reale të rritjes së PBB, shikojmë se 0,51% të rritjes prej 3.94% e kanë dhënë “Tregtia, Transporti, Akomodimi dhe shërbimi ushqimor”.  Nisur nga kjo, edhe njëherë vihet në dukje se marrëdhënia ndërmjet turizmit dhe rritjes ekonomike është thelbësore dhe jo me kot politikëbërësit ia atribuojnë këtij sektori meritën për normat me të cilat po rritet ekonomia.

Ndërkohë sipas INSTAT,  për sa i përket ndryshimit me tremujorin paraardhës T4 2016, treguesi i Prodhimit të Brendshëm Bruto vlerësohet me rritje 0.74 %.
http://www.instat.gov.al/media/397007/pbb_tr1-2017.pdf