Postuar më: 19 Maj 2017

Ekonomi pret Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim në KE z. Danielsson

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj Milva Ekonomi zhvilloi sot një takim me Z. Christian Danielsson, Drejtor i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian për të diskutuar rreth përgatitjeve të Shqipërisë për Samitin e Kryeminsitrave të Ballkanit Perëndimor  që do të zhvillohet në Trietste më 12 Korrik 2017 për thellimin e integrimit rajonal.

Znj. Ekonomi prezantoi përpjekjet dhe nismat e ndërmarra nga Shqipëria për rritjen e  konkurrueshmërisë, fuqizimin e eksporteve dhe nxitjen e investimeve të huaja. Programi i Reformave Ekonomike 2017-2019 dhe krijimi i Zonës Ekonomike Rajonale ishin pikat kryesore të diskutimit, për të cilat Z. Danielsson përshëndeti Shqipërinë për progresin dhe angazhimin e treguar në zhvillimin e tyre. 

Z. Danielsson gjithashtu përgëzoi Shqipërinë për punën që po bëhet në fushën e turizmit dhe kërkoi një thellim të mëtejshëm të reformave dhe aksioneve që ndihmojnë në zhvillimin e këtij sektori, si një nga sektorët më të rëndësishëm për nxitjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike.