Postuar më: 25 Qershor 2016

Shporta e eksporteve shqiptare është e diversifikuar.

Në datë 23 qershor 2016 zhvilloi punimet Forumi IV Financiar, organizuar nga Banka e Shqipërisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, nën kujdesin e veçantë të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko. Këtë vit, diskutimet e këtij forumi u fokusuan në çështjen e rigjallërimit të kreditimit, në mbështetje të një rritjeje ekonomike të qëndrueshme.

 

Fjala përshëndetëse në këtë forum e Ministres Milva Ekonomi

 

 

Faleminderit Zoti Franks

I nderuar Guvernator  Sejko

I nderuar Ministër Ahmetaj

E nderuar Znj. Tuladhar

Të nderuar Zonja dhe Zotërinj pjesmarrës

 

Në fakt, është folur shumë këto kohë, se si është duke shkuar situata ekonomike në vend. Guvernatori Seiko dhe Ministri Ahmetaj sapo e shpjeguan se cilat janë hapat e ndërmarrë dhe përse qeveria shqiptare ka ndërmarrë këto masa. Realisht, ne kemi qenë të përkushtuar të shikojmë një rimëkëmbje të ekonomisë dhe në fakt i gjithë informacioni i ndarë me ju tregoi se si jemi marrë pikërisht me këtë rimëkëmbje.

Unë dua të përdor një deklarim të bërë nga Z. Padoan në mbledhjen e pranverës FMN dhe BB, ku ai flet pikërisht për këtë rimëkëmbje të ekonomisë Shqiptare. “ Ekonomia Shqiptare në mënyrë të qëndrueshme ka filluar rimëkëmbjen e saj në gjysmën e vitit 2015.

Rritja ekonomike rifilloi ta marrë veten duke reflektuar në investimet e huaja të mëdha dhe tregtia u përmirësua së bashku me indikatorët financiarë. Rritja ekonomike shënoi shifrën e 2.6 % në 2015 duke shënuar kështu për të dytin vit radhazi rritje”.

Këto deklarime i përkasin ekspertëve ndërkombëtar dhe për ne në Shqipëri, u bënë të dobishme duke demonstruar kështu, se ne kemi bërë shumë përpjekje për të arritur në përmirësimin e situatës makro-ekonomike  ne vend.

Natyrisht na vjen mirë, pasi është shpërblimi i një pune të madhe dhe në të njëjtën kohë jep siguri për parashikimin e vitit 2016.

Për sa i përket katër mujorit  të parë dhe të dhënave që lidhen kryesisht me inflacionin, tregtinë e jashtme dhe investimet e huaja mund te themi se:

Nëse do të ndalemi tek niveli i inflacionit, sipas INSTAT dhe të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vihet në dukje se sektorët e prekur nga niveli i ulet i inflacionit janë  lidhur me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare.

Ky ishte një shembull i mirë për ata që merren me studimin e ekonomisë dhe makro-ekonomisë së vendit.

Por, për të analizuar mbi nivelin e inflacionit në Shqipëri, duhet të merret në konsideratë edhe lidhja me tregjet ndërkombëtare dhe të hedhim hapin e dytë të analizës që lidhet me statistikat e tregtisë ndërkombëtare.

Gjatë kësaj periudhe situata e tregtisë se jashtme në Shqipëri duhet të analizohet edhe në një aspekt më të gjerë, duke marrë në konsideratë se çfarë Shqipëria është duke bërë për të konkuruar në rajon dhe për të hyrë në tregjet evropiane.

Falë përpjekjeve të përbashkëta me vendet e rajonit ne zbatim të memorandumit të CEFTA, vendet e Ballkanit Perëndimor po përpiqen të jenë më mirë të ndërlidhura mes tyre, duke lejuar procese të tilla që u lehtësojnë  bërjen e tregtisë mes tyre.

Shqipëria gjithashtu, është duke përdorur marrëveshjen e MSA e cila krijon mundësi të përfshihemi në tregje më të gjera se sa Ballkani Perëndimor.

Nëse tani ne shikojmë shportën e eksporteve shqiptare nuk është e njëjta me atë të tre viteve më parë.

Ajo është e diversifikuar.

Eksportet me Italinë, Gjermaninë, Greqinë janë rritur falë disa masave të ndërmarra nga qeveria për të prezantuar paketat e reja, siç është ajo që njihet si “ Paketa Fason”.

Po ashtu, ky diversifimim ka ardhur edhe nga marrëveshja CEFTA, që ka mundësuar rritjen e disa kuotave për produkte bujqësore. MTL ka bërë te mundur që më shumë produkte bujqësore, mbërrijnë në vendet e rajonit por edhe më tej.

Kjo ka ardhur edhe si pasojë e një sër masash të ndërmarra nga qeveria për të ndihmuar fermerët, ata që merren me prodhimin e  produkteve. Fermerët janë ndihmuar me mikro kredi dhe falë një skemë të re financiare.

Por, nuk mbarojnë këtu përpjekjet tona në ndihmë të fermerëve, së bashku me BERZH, Qeveria Shqiptare është duke punuar për tu dhënë fermerëve një mundësi të re për akses në kredi e  për të prodhuar më shumë.

 Çfarë ne jemi duke bërë për sa i përket klimës së biznesit ne vend? Zoti Ahmetaj e përmendi në fjalën e tij, kur foli për hapat e ndërmarrë në këtë aspekt. Në gjykimin tonë mbi klimën e biznesit, e bazojmë në tre lloje informacionesh: të dhënat zyrtare, perceptimet dhe vëzhgimet. 

Të dhënat, tregojnë se është shtuar numri i bizneseve të regjistruara.  Nga QKB vinë informacione se deri në muaj Maj të vitit 2016 janë regjistruar 10 mijë  biznese te reja, që do të thotë, se klima e biznesit ka qenë e favorshme për ta.

Procedurat janë lehtësuar krahasuar me të shkuarën, por mbetet ende shumë për të bërë.

Ne jemi duke punuar më Këshillin e Investimeve, jemi në komunikim të vazhdueshëm me biznesin se si ata dëshirojnë të jenë të ndihmuar nga ne, në bërjen biznes.

Gjithashtu, ne konstatojmë se Investimet e Huaja Direkte ndodhen në një situatë krejt ndryshe krahasuar me një vit më parë.  Shifrat demonstrojnë se ato janë më të larta. Reforma kundër informalitetit është duke dhënë efektet e saj.

Kjo shikohet edhe në numrin e rritur të të punësuarve.

Një e dhënë, që vjen nga një studim i Dhomës Amerikane të Tregtisë paraqet që përqindja e biznesit që e sheh shumë të vështirë marrjen e një kredie, ka rene nga  10,09% në 2015 në 6,3% në 2016. 

Kjo na tregon, se perceptimi për të tilla situata është lehtësuar pozitivisht.  Edhe të dhënat, që na vinë nga Banka e Shqipërisë demonstrojnë të njëjtën gjë.

Importet për materialet e ndërtimit dhe makinerive kanë pësuar rritje. Kjo demonstron se këta sektorë të rëndësishëm ekonomike janë duke u përpjekur të ecin mirë pas situatës së krizës.

Po të shikojmë programet e ndërmarra nga qeveria për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, atyre u ofrohet ndihme nga AIDA. Për t’i bërë këto lloje biznesesh të performojnë më mirë, kemi krijuar disa fonde, si për shembull: ai për Ekonominë Kreative, Sturt-upet, Skema Voucher, Fondin e Inovacionit  dhe atë të Grave në Biznes për t’i ndihmuar dhe për te lejuar zgjerimin e aktivitetit te tyre.

Nga kjo përpjekje, vihet re që bizneset që kanë aplikuar këtë vit janë 10 herë më shumë krahasuar me vitin 2015.

Vërejmë, se shumë të rinjë kanë shprehur interes të nisin bizneset e tyre falë kësaj mbështetje të dhënë nga qeveria.

Si konkluzion të fjalës time, dua të theksoj, se ne bëmë gjithçka që mundem, për ta stabilizuar situatën, ndërsa sot po përpiqemi përtej se si ta rrisim ekonominë.

Të gjithë këtë, ne jemi duke e bërë në mënyrë transparente. Elementi më i rëndësishëm që po përdorim siç edhe Z. Ahmetaj e tha, është parashikueshmëria.

Për ne, është me rëndësi, që për biznesin nuk do të ketë ndryshime në sistemin e taksimit dhe ky le të jetë një lajm i mire, që ata të hartojnë në kohë planet e tyre te biznesit.

Padyshim që na duhet të bëjmë edhe më shumë në tërheqjen e Investimeve të Huaja Direkte në vend dhe për këtë vijon puna për ta kthyer AIDA në një dritare të vetme.

AIDA është duke e bërë ketë, por do të ketë nevojë për ndihmë në atë që duam të bëjmë, për sa i përket diplomacisë ekonomike sikurse si mund të përdorim bankat tuaja, në mbështetje të kësaj filozofie të AIDA.

Unë e di që shumë biznese, përfshi bankat tuaja, janë në kontakt me AIDA për të parë mundësinë e huadhënies.

Bankat tuaja mund të jenë mbështes te iniciativave që lidhen me sektorë nxitës të ekonomisë, si me agroturizmit, bujqësinë, turizmin, industrinë e lehtë dhe përpunuese, energjinë dhe transportin.

Për ne, hapja dhe zgjerimi i tregjeve përtej vendeve ballkanike është një prioritet kryesor për rritjen ekonomike.

Përpjekjet tona nuk do të ndalen në minimizimin e burokracive dhe krijimin e politikave, por do të synojnë të lehtësojnë klimën e të bërit biznes në vend.

Ky është një proces i vazhdueshëm dhe unë shpresoj që përmes Këshillit të Investimeve, ne do të kemi mundësinë e komunikimit për të gjetur se çfarë të lehtësojmë në procedurat e biznesit dhe çfarë masash duhet të prezantohen në ekonomi.

Uroj që ky forum të jetë sa më produktiv duke ndarë në mes shumë informacione se si mund ta përmirësojmë vendin.

Faleminderit, që më mundësuat këtë hapësirë kohore për të ndarë me ju mendimet e mija.