Postuar më: 07 Tetor 2016

Tremujori II - 2016 Rritja Ekonomike 3,21% kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2015

Të dhënat e publikuara sot nga INSTAT, tregojnë edhe njëherë se reformat dhe politikat e qeverisë shqiptare janë duke dhënë frytet e veta në ekonominë e vendit. Kjo dëshmohet qartësisht në nga raporti i INSTAT për Rritjen Ekonomike Tremujore Tremujori i dyte 2016 ndaj Tremujorit te dyte 2015. 
Të dhënat tregojnë se produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e dytë të vitit 2016 vlerësohet me rritje prej 3,21% kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2015.

Komponentët kryesorë të PBB me metodën e shpenzimeve për tremujorin e dytë të vitit 2016 krahasuar me tremujorin e dytë 2015 shfaqen si më poshtë: Konsumi final i popullatës i cili përbë n peshë n kryesore të shpenzimeve në ekonomi në tremujorin e dytë të vitit 2016 u rrit me 3,98 % krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2015.

Komponenti i Formimit Bruto të kapitalit fiks u rrit me 4,37 % krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2015. Ndërsa Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 3,86% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2015 ndërkohë, importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 19,76 % krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2015. 

Këto të dhëna janë inkurajuese dhe dëshmojnë se gjatë këtyre tre vite qeverisje kemi bërë shumë por na duhet të bëjmë akoma edhe më shumë për ta fuqizuar ekonominë shqiptare të cilën e gjetëm në buzë të greminës