Postuar më: 16 Shtator 2016

Reagim i MZHETTS për shkrimin e gazetës Telegraf Datë 16 Shtator 2016

Akuza.

Gazeta Telegraf pretendon se Agjencia Kombëtare e Turizmit e cila varet nga MZHETTS, ka shpallur një thirrje në APP për pjesëmarrje në tender më 12 Shtator dhe po në 12 Shtator është zhvilluar edhe tenderi.

E vërteta.

Në zbatim të Legjislacionit në fuqi për Prokurimin Publik, Agjencia Kombëtare e Turizmit në datë 25.08.2016  ka hedhur në sistemin elektronik proceduren e prokurimit “Shërbim Konsulence për promovimin, udhëheqjen dhe hartimin e strategjive të zhvillimit  në fushën e ekonomisë, të turizmit dhe  trashëgimisë kulturore që synojnë fuqizimin ekonomik dhe financiar të vendit, dhe rrisin thithjen e investimeve të huaja.

Është lehtësisht e verifikueshme në faqen online të APP

https://app.gov.al/ep/ContractNotice.aspx se nuk është zhvilluar ndonjë tender siç pretendon gazeta Telegraf . Këto dy foto tregojnë se procedura nuk është mbyllur.

Procedura e prokurimit është e hapur deri më datë 22.09.2016 . Këtë e tregon edhe njoftimi  publikuar në Buletinin Nr. 36  të datës 13.09.2016

 

Sikurse edhe gazeta Telegraf , Agjencia Kombëtare e Turizmit është në pritje të shpalljes së fituesit.