Postuar më: 08 Tetor 2016

Ministrja Ekonomi takon ambasadorin e Austrisë. Të shtojmë produktet e reja turistike

Ministrja  Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Znj. Milva Ekonomi priti në ambientet e MZHETTS, Ambasadorin Austriak në Tiranë Johann Sattler në një takim  me operator turistik vendas për të folur mbi mundësinë e shfrytëzimit të potencialit turistik që ofrojnë alpet shqiptare.

Duke marrë shkas nga eksperienca e tyre e gjatë në terren u diskutuan plane konkrete për zhvillimi të produkteve të reja turistike sikurse është Via Dinarica, (një shteg prej 2000 km që përshkron 6 shtete ballkanike), markimi i shtigjeve të reja dhe promovimi i turizmit malor, paharruar gjithashtu mbështetjen konkrete do të duhet të jepet ketë edhe për komunitetet lokale.

Aktualisht në Shqipëri janë rreth 950 km shtigje të markuara në të cilat i kalojnë mijëra turistë që vizitojë vendin tonë çdo vit.