Postuar më: 20 Tetor 2016

Ministrja Ekonomi merr pjesë në asamblenë e Confindustria Balcani në Bukuresht

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Znj. Milva Ekonomi  mori pjesë dhe mbajti një fjalë në  Asamblenë së Përgjithshme të Confindustria Balcani në Bukuresht. Kjo asamble  tha ministrja Ekonomi është një mundësi për ndërkombëtarizimin e industrive prodhuese italiane drejt tregjeve ballkanike.

“Ballkanit i duhen  më shumë projekte rajonale për investime,  në sektorët strategjik dhe shërbimet. Confindustria Balcani është  partner i rëndësishëm për integrimin e Ballkanit  Perëndimor në BE” u shpreh ministrja e ekonomisë .

Përpara kësaj asambleje ministrja Ekonomi theksoi  se Shqipëria  po stimulon sektorët që përshpejtojnë  rritjen ekonomike. Shqipëria është   një vend me klimë te favorshme  për nxitjen e investimeve te huaja duke ofruar  kosto konkurruese të punës, falë popullsisë së re dhe të arsimuar, incentiva  konkurruese, stabilitet makroekonomik dhe  zona të lira ekonomike.