Postuar më: 22 Qershor 2017

Mbështetje financiare për bizneset familjare MZHETTS-JICA

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka nënshkruar një marrëveshje me Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), për zbatimin e programit “Për përfshirjen financiare të familjeve sipërmarrësve të vogla në Shqipëri”, financuar nga qeveria e Japonisë.

Marrëveshja e nënshkruar mes MZHETTS dhe Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar parashikon se periudha e zbatimit të programit do të jetë katër vjet duke nisur nga tetori 2017, ndërsa do të zbatohet nga JICA, në bashkëpunim me Shoqërinë e Kursim Kreditit “Fedinvest”.

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe ajo e Japonisë kanë nënshkruar një Marrëveshje me shkëmbim notash për bashkëpunim teknik midis dy vendeve për vitin 2017, ku pjesë e Bashkëpunimit Teknik për këtë vit është cituar programi për mbështetjen financiare për familjet sipërmarrëse të vogla në Shqipërisë.

Marrëveshja e nënshkruar mes MZHETTS dhe JICA shoqërohet me një plan të detajuar se si do të zbatohet programi, qëllimi i të cilit është përmirësimi i jetesës së familjeve të vogla nëpërmjet përfshirjes financiare dhe zhvillimin e sipërmarrjeve të vogla në vendin tonë.