Postuar më: 26 Mars 2016

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë pezullon nga detyra dy metrologët

Pezullohen nga detyra dy  metrologët e Drejtorisë Rajonale Fier. Dje, dy metrologët Dylber Tarelli dhe Rubin Faskaj janë ndaluar nga Drejtoria e Policisë Fier nën akuzën për korrupsion pasiv. Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Metrologjisë, Petrit Rama morri vendimin për pezullimin nga detyra të dy metrologëve  deri sa çështja të zbardhet nga drejtesia.

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë është institucion i specializuar që zotëron aftësi dhe ekspertizën e nevojshme për t’u përdorur si referencë për të gjitha transmetueshmëritë e matjeve në Shqipëri. Çdo formë mungese profesionalizmi, e për më tepër  raste që krijojnë hije ndyshimi për sjellje korruptive, janë të patolerueshme për këtë shërbim. 

Duke marrë shkas nga rasti në fjalë, Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes i bën apel  opinionin publik të distancohet nga cdo rast korruptiv,  duke e  ftuar atë të bashkëpunojë me instancat e shtetit për të denoncuar korrupsionin në të gjitha nivelet e tij.