Adela Karapici

Zëvendësministër

Adela Karapici

Znj. Adela KARAPICI mban titullin “Profesor i Asociuar” (2015) dhe “Doktor shkencash” në vitin 2012 i marrë në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Znj Karapici është diplomuar në Universitetin e Tiranës në vitin 2007, dega Ekonomiks. Ajo ka ndjekur dhe studimet master në “Studimet Ekonomike Europiane” në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Bambergut, Gjermani. Znj KARAPICI ka punuar si pedagoge në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës, që prej tetor 2007. Në Shkurt të vitit 2016 ajo është emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.