Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse

Ka për qëllim të organizojë, drejtojë dhe menaxhojë veprimtarinë e drejtorive në varësi, (Drejtorisë së Shërbimeve Juridike, Drejtorisë së Shërbimeve të Brendshme dhe Drejtorisë së Inovacionit, Teknologjisë dhe Statistikës), në mënyrë që të formulojë dhe zbatojë politika të mirëkoordinuara lidhur me veprimtarinë e saj, për t’i bërë efiçente dhe sa me efektive burimet njerëzore dhe ekonomike në përputhje me legjislacionin në fuqi.

 

Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimeve Mbështetëse, ka në  përberje të  saj 3 Drejtori.

 

1.     Drejtoria e Shërbimeve Juridike.

2.     Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme.

3.     Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit 

 

Përgjegjësitë & detyrat kryesore

 

1.  Menaxhon, kontrollon dhe përgjigjet nga pikëpamja organizative dhe operacionale, për të  realizuar në kohë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga Kushtetuta e Shqipërisë, legjislacioni në përgjithësi si dhe Ligji për Statusin e Nëpunësit Civil ne Republikën e Shqiperise.

2.  Organizon dhe koordinon punën që të sigurojë në kohë shërbime cilësore, në funksion të mbarëvajtjes së ambjenteve dhe kërkesave të stafit të MZHETS,  për krijimin e një mjedisi më cilësor për realizimin e detyrave të ngarkuara.

3.  Siguron koordinimin dhe bashkëpunimin e veprimtarisë së punës, si brenda Drejtorisë së Përgjithshme, ashtu edhe me drejtoritë e tjera në Ministri dhe me homologët e saj jashtë institucionit.

4.  Organizon dhe mbikqyr punën për përgatitjen e projekt-akteve ligjore dhe nënligjore për Ministrinë dhe institucionet në varësi të saj.

5.  Siguron në kohë këshillim profesional Ministrit dhe Sekretarit të Përgjithshëm, për hartimin dhe zbatimin e legjislacionit lidhur me përgatitjen e strukturës dhe organikës së institucionit të MZHETS dhe institucioneve në varësi të saj dhe përgatit raporte, analiza pune dhe informacione të ndryshme për Ministrin dhe Sekretarin e Përgjithshëm.

6.  Ndjek dhe monitoron të gjitha procedurat e parashikuara në legjislacionin për Administratën Pulike, lidhur me të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga ligji, “Për Statusin e Nëpunësit Civil”.

7.  Drejton, organizon dhe mbikqyr punën për përmirësimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të teknologjisë së informacionit.

8.  Nënshkruan korrespondencën që lidhet më anën tekniko-administrative të shqyrtimit të çështjeve të drejtorisë dhe mban lidhje dhe siguron një bashkëpunim të vazhdueshëm me sektorët  dhe drejtoritë  e tjera në Ministri.

9.  Merr masa për njohjen, zbatimin dhe përmirësimin e legjislacionit që lidhet me drejtorinë dhe merr vendime për vlerësimin e punës së stafit, si dhe masa disiplinore nëse konstatohen shkelje të procedurave gjatë ushtrimit të detyrës ose mosrealizimit të tyre.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse