Drejtoria e Financës

Misioni: Planifikimi, ndjekja dhe monitorimi i Programit Buxhetor Afatmesem dhe Buxhetit vjetor, në përputhje me Politikat ekonomike Afatmesme dhe Vjetore, Strategjite Sektoriale dhe Ndërsektoriale për fushat nën përgjegjësine e MZHETS-së. Ruajtja dhe mbrojtja e aktiveve dhe te dokumentacionit te njesise. Menaxhimi i Riskut per sistemin e MZHETS.

   Drejtoria përbëhet nga 3 sektorë:

 

  1. Sektori i Zbatimit dhe Raportimit Finaciar.
  2. Sektori i Planifikimit dhe Monitorimit të Buxhetit.
  3. Sektori i Analizave Ekonomike & Menaxhimit të Riskut.

 

Përgjegjësitë & detyrat kryesore

 

  1. Programon, organizon dhe koordinon punën për hartimin, ndjekjen dhe realizimin e Programit Buxhetor Afatmesëm dhe atij vjetor, me synim përputhjen e Financimeve Buxhetore me politikat ekonomike të zhvillimit dhe projekteve për fushat e veprimtarisë shteterore të MZHETS, mbeshtetur në përdorimin me efektivitet të fondeve, në funksion të garantimit të një zhvillimi të qendrueshëm ekonomik, rritjes së profesionalizimit dhe të transparencës.  
  2. Ndjek dhe monitoron  realizimin e treguesve buxhetore dhe specifikisht te realizimit te investimeve publike dhe te projekteve me fianancim te huaj, per sistemin e MZHETS. Ndjek dhe monitoron shpenzimet buxhetore të institucioneve të sistemit të MZHETS-së duke propozuar rishpërndarje në projektet prioritare ose me mundësi realizimi. 
  3. Garantimin e dokumentimit te te gjitha transksioneve financiare per Ministrine, lidhur me ligjshmerine rregullshmerine dhe respektimin e parimeve te akonomicitetit, eficences dhe efektivitetit.
  4. Organizon punen per identifikimin dhe hartimin e Regjistrit te Rikut, kontrollin e risqeve qe vene ne rrezik  realizimin e objektivave. 
  5. Mbikqyr sigurimin e sistemit te informacionit te te dhenave ekonomike-financiare, lidhur me administrimin dhe monitorimin e fondeve buxhetore, ne perputhje me aktet ligjore ne fuqi per sistemin e MZHETS-es.
  6. Menaxhon mbajtjen e sistemit te kontabilitetit, raportimit per vendimmarrjen ne funksion te realizimit te objektivave. veprimtarinë ekonomiko-financiare të Aparatit të MZHETS, në mbështetje të akteve ligjore dhe nënligjore dhe informon eprorët për treguesit ekonomiko-financiarë të kësaj veprimtarie
  7. Bashkëpunon me strukturat përkatëse në Ministri dhe istitucionet e varësisë, për monitorimin dhe vlerësimin e PBA-ve, në tregues sasiore dhe buxhetore për çdo program buxhetor të sistemit të MZHETS-s.
  8. Ruajtjen dhe mbrojtjen e aktiveve dhe te dokumentacionit te njesise kundrejt humbjeve vjedhjeve, keqperdorimit dhe perdorimit te pautorizuar.
  9. Ofron keshillim profesional per problemet financiare per strukturat e ministrise dhe titullaret.
  10. Merr masa për njohjen,zbatimin dhe përmirësimin e legjislacionit që lidhet me drejtorinë dhe Raporton e përgjigjet për veprimtarinë e drejtorisë përpara Ministrit, Zevendesministit, Sekretarit të Përgjithshëm.
  11. Bashkëpunon dhe bashkërendon punën me drejtoret e drejtorive të tjera në ministri, për problemet që kanë të bëjnë me fushën e veprimtarisë së drejtorisë, për menaxhimin e riskut, me strukturat përkatëse në ministri dhe institucionet e varësisë, për monitorimin dhe vlerësimin e PBA-së, në tregues sasiore dhe buxhetore për çdo program të MZHETS.
  12. Bashkëpunon me ministritë,institucionet e varësisë (8 institucione) si dhe institucione të tjera për problemet e hartimit të buxhetit, politikave ekonomike në perspektivë.
  13. Mban kontakte me Drejtorinë e Përgjithshme të Buxhetit dhe Drejtorinë e Thesarit në Ministrinë e Financës, për kërkesat buxhetore në kuadër të PBA dhe buxhetit vjetor, për sistemin e Ministrisë. 

 

Sektori i Zbatimit dhe Raportimit Financiar

 

Menaxhon veprimtarinë ekonomiko-financiare, në mbështetje të akteve ligjore dhe nënligjore dhe informon eprorët për treguesit ekonomiko-financiarë të kësaj veprimtarie. Administron fondet e vëna në dispozicion nga buxheti i shtetit dhe informon në mënyrë periodike mbi realizimin e tyre.Harton planin paraprak të shpenzimeve për projektbuxhetin afatmesëm dhe atë vjetor, për Aparatin e Ministrisë, së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Mbështetëse, Sektorin e Shërbimeve. Zbaton buxhetin e miratuar për Aparatin e Ministrisë, evidenton ato sipas zërave të buxhetit dhe rakordon me Degën e Thesarit. Përgatit bilancin e veprimtarisë financiare të Ministrisë sipas kërkesave dhe afatit të kërkuar. Raporton dhe mban kontakte me drejtoritë brenda ministrisë, me Ministrinë e Financës,me Degën e Thesarit dhe me drejtoritë e Sigurimeve Shoqërore.

Përgjigjet për zbatimin me përpikmëri të dispozitave ligjore në fushën e financës dhe kontabilitetit, kontabilizon të ardhurat e institucionit dhe kontabilizon dokumentat e magazinës së kancelarisë, karburantit dhe aktiveve të qëndrueshme të trupëzuara dhe kryen rakordimet periodike sipas kartelave.

 

 

Sektori Planifikimit & Monitorimit të Buxhetit

Ka për qëllim kordinimin e punës dhe mbeshtetjen e strkturave te ministrise për hartimin e Programit Buxhetor Afatmesëm (PBA) dhe Projektbuxhetit vjetor të MZHETS-ës (8 institucione të varësisë), lidhja e programeve buxhetore me politikat respektive të sektorëve, me proritetet e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim si dhe Marreveshjes së Stabilizim Asoccimit. Monitorimi dhe Vlerësimi i PBA për pasqyrimin e performancës së MZHETS në produkte  dhe projekte konkrete. Të vlerësoj dhe monitorojë në mënyrë të vazhdueshme efektivitetin e administrimit  dhe menaxhimit të fondeve buxhetore, dhe rritjen e transparencës në përdorimin e tyre. Vlerësimi  dhe raportimi i treguesve ekonomik financiar për sistemin e MZHETS duke perfshire dhe agjensite zbatuese dhe zgjidhjen e problemeve financiare që kalojnë në Sektorin e buxhetit. Përpunon periodikisht informacionin nga institucionet e varësisë, monitorimin dhe vlerësimin e treguesve statistikore për sistemin e MZHETS. Detajimi dhe ndjekja e numrit te punonjesve organik dhe me kontrate te sistemit te MZHETS. 

 

Sektori i Menaxhimit të Riskut & Analizave Ekonomike

Përgatit Regjistrin e Riskut, bashkërendon veprimtaritë që lidhen me identifikimin, analizën, minitorimin  dhe vleresimin e risqeve.Analizon ecurinë e zbatimit të masave të ndërmarra për minimizim e risqeve me qëllim arritjen e objektivave . Hartimin e Strategjisë se Riskut dhe përditësimi i saj, bazuar në ndryshimet thelbësore të mjedisit të riskut. Analiza e realizimit të objektivave të mara në përputhje me programin ekonomik të MZHETS  për  vlersimin e arritjeve të rezultateve bazuar në indikatoret matës SMART .

Mbledh, përpunon informacionin lidhur me pyetësorin e vetëvlerësimit për funksionimin e sistemeve të Menaxhimit Financiar dhe të Kontrollit.

 

Stafi i Drejtorise