Postuar më: 27 Shkurt 2014

Proçesi i Privatizimit

Një nga objektivat e rëndësishme të qeverisë në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit është edhe përshpejtimi i procesit të privatizimit të pronës shtetërore të regjistruar në emër të shtetit Shqiptar.

MZHETS ka përgatitur paketën e parë të privatizimit të aseteve shtetërore, informacion që në mënyrë transparente i bëhet prezent çdo të interesuari që do të kërkojë të dhëna me interes dhe në përmbushje të plotësimit e ndjekjes së të drejtave të tij që lidhen me pronësisë.

 

Lista e paketës së parë të privatizimeve të aseteve dërguar për shitje në Min.Financave Klikoni ketu

Lista e paketës së dytë të privatizimeve të aseteve dërguar për shitje në Min.Financave Klikoni ketu

Lista e paketës së tretë të privatizimeve të aseteve Klikoni ketu

Lista e paketës së katërt të privatizimeve  për vitin 2017 Klikoni ketu

 

Për më shumë informacion për çdo aset Klikoni ketu

 

Procedurat për privatizimin e aseteve

 

Cilat janë procedurat për privatizimin e një aseti shtetëror !

  • Nëpërmjet kërkesës drejtuar Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETS)
  • Listave të publikuara nga MZHETS

 

Kërkesa për privatizimin e një aseti shtetëror mund të drejtohet në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes apo në institucionin përkatës që ka në administrim/ pronësi objektin që kërkon të privatizohet, e cila mund të bëhet nga pronari i truallit ose çdo person tjetër/institucion i interesuar për blerjen e asetit.

 

1. Çfarë duhet të përmbaje kërkesa:

 

  • Emërtimin e saktë të Institucionit që i drejtohet kërkesa.
  • Emërtimin e saktë të objektit dhe vendndodhjen e objektit që kërkon të privatizojë.
  • Të dhëna të tjera në lidhje me këtë objekt ( nëse ka, p.sh. varësinë administrative të tij, funksionin që ka pasur, gjendjen aktuale të objektit,  etj.)
  • Identitetin dhe adresën e saktë të personit që drejton kërkesën.
  • Çdo dokument apo të dhënë tjetër të vlerësuar nga kërkuesi bashkëngjitur kërkesës.

Nëse kërkuesi është pronar trualli, kërkesa e mësipërme duhet të shoqërohet edhe me:

  • vendimin përkatës të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave, nëpërmjet të cilit personi apo trashëgimtarët kanë të drejtën e parablerjes së objektit përkatës, së bashku me plan vendosjen e tij.

Nëse kërkesa bëhet në Institucionin administrues të asetit:

Ky i fundit, sipas vendim marrjes së tij dërgon në MZHETS prononcimin pozitiv për privatizimin e asetit, së bashku me kërkesën përkatëse/ ose i përgjigjet të interesuarit në lidhje me arsyet e mosmiratimit për privatizim të objektit përkatës.

 

2. Si kryhet përfshirja në procesin e privatizimit të një aseti:

 

Nëse kërkesa për privatizim bëhet pranë  Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik  Tregtisë dhe Sipërmarrjes:

1.MZHETS pas shqyrtimit të kërkesës së bërë nga i interesuari, i kërkon strukturës administrative të      objektit prononcimin për privatizimin e tij

  • Nëse institucioni administrues përgjigjet pozitivisht për privatizimin e objektit të kërkuar, atëherë Ministri i MZHETS miraton privatizimin e objektit dhe urdhëron fillimin e procedurës për vlerësimin e objektit me qëllim privatizimin.
  • Nëse Institucioni administrues përgjigjet negativisht për privatizimin e objektit të kërkuar, atëherë MZHETS njofton kërkuesin për mos përfshirjen në privatizim të objektit të kërkuar, duke i bërë të ditur përgjigjen e institucionit administrues.

2.Pas fillimit të procedurës për vlerësimin e objektit, vazhdon përgatitja e dokumentacionit të privatizimit (dosja e privatizimit), në Degën e Shoqërisë Publike të qarkut përkatës.

3.Pas përfundimit të dosjes së Privatizimit, ajo dërgohet pranë Ministrisë se Financave, në Drejtorinë Drejtimit të Pronave, e cila realizon procedurat e shitjes në zbatim legjislacionit në fuqi.

 

Skema e ndjekjes së procedurave të privatizimit

 

Më poshtë gjeni bazën ligjore të detajuar.

 

Baza ligjore për shoqëritë në likujdim

Baza ligjore  e shoqërive jo strategjike

Baza ligjore e shoqërive strategjike