Postuar më: 06 Prill 2014

Njoftim për kërkesë për leje zhvillimore që miratohen në KKT

Në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Nr. 217, datë 28.03.2014 “Për rregullat dhe proçedurat e shqyrtimit të kërkesave për leje zhvillimore që miratohen në KKT si dhe për ngritjen e komisionit për shqyrtimin e tyre”, pika 15 përcakton: “Komisioni bën afishimin në portalin e MZHETS, të njoftimit për kërkesën për leje zhvillimore që miratohen në KKT”.

Pranë MZHETS janë paraqitur kërkesat për leje zhvillimore nga subjektet e mëposhtëm:

1.Shoqëria “FITAL” Sh.p.k. është përcjellë kërkesa me  nr. 3701 prot, datë 07.05.2015 për shqyrtimin e kërkesës për leje ndërtimi për objektin: “Kapanon industrial 1 kat, mencë e garderobë 1 kat”, me vendndodhje Bashkia Kamëz, me kërkues shoqëria “FITAL” Sh.p.k.

Kjo shoqëri është krijuar në Shkurt të vitit 2007 dhe merret më prodhimin dhe  përpunimin e mallrave nën regjimin e përpunimit aktiv (fason dhe prodhim për eksport të këpucëve të llojeve të ndryshme).

Disa të dhëna në lidhje me projektin:

  • Emërtimi i Projektit: “Kapanon industrial 1 kat, mencë e garderobë 1 kat”;
  • Koha e realizimit të punimeve: 1 vit;
  • Vlera e investimit:  rreth 1.5 milionë Euro;
  • Projekti parashikon:  hapjen e mbi 700 vende të përhershme të punës.

 

Pas verifikimit të dokumentacionit Komisioni Teknik i MZHETTS vendosi pranimin e kërkesës së kërkuesit, shoqërisë “FITAL” sh.p.k. dhe mbështetjen në parim të saj duke qenë se kjo kërkesë është në përputhje me objektin e veprimtarisë së MZHETTS, sipas përcaktimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 835, datë 18.9.2013 “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes”, të ndryshuar si dhe strategjitë e politikat e Qeverisë shqiptare dhe  politikat sektoriale të MZHETTS për mbështetjen e biznesit fason, rritjen ekonomike dhe nxitjen e punësimit.

2. Kërkesa nr. 3481 prot, datë 29.04.2015 dhe dokumentacionin e paraqitur nga subjekti “Edonil Konstruksion” sh.p.k. dhe “XH &M”  shpk.

Kjo kërkesë ka si objekt marrjen e lejes së ndërtimit (zhvillimi) për projektin "Kompleks turistik "Delta Bay Resort", me vila 2-3 katëshe dhe hoteleri, në plazhin e Dralleos, Palasë, Bashkia Himarë.

Pas verifikimit të dokumentacionit Komisioni Teknik i MZHETTS vendosi pranimin e kërkesës së shoqërisë “Edonil Konstruksion” sh.p.k. dhe “XH &M”  shpk., mbështetjen në parim të saj mbështetur në dokumentacionin shoqërues duke qenë se kjo kërkesë është në përputhje me objektin  e veprimtarisë së MZHETTS, sipas përcaktimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 835, datë 18.9.2013 “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes”, të ndryshuar si dhe strategjitë e politikat sektoriale që kjo ministri zbaton për zhvillimin e qëndrueshëm të biznesit dhe turizmit, rritjen ekonomike dhe nxitjen e punësimit, në industritë prodhuese si dhe nxitjen e  investimeve në fushën e turizmit. 

3. Pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes është paraqitur kërkesa nga zhvilluesi EDIL AL me nr. 2473 prot, date 27.03.2015 “Për leje ndërtimi/zhvillimi "Kompleks turistik, fshat turistik dhe hoteleri", në Komunën Ishëm, Durrës.

Kjo kërkesë ka si objekt marrjen e lejes së ndërtimit për "Kompleks turistik, fshat turistik dhe hoteleri". 

4. Shoqëria “NC Espansi Albania” shpk, Maqellarë, Dibër, ka depozituar pranë MZHETS kërkesën me nr.3270/3 prot, datë 20.11.2014, me objekt marrjen e lejes zhvillimore “Për ndërtimin e një kapanoni për prodhimin e pjesëve të stampuara me poliretan, plastikë si dhe veshje me lëkurë”, për qepjen dhe montimin e veshjeve të lëkurës për mjetet bujqësore dhe automjetet (sipas regjimit të përpunimit aktiv, fason).

Ky subjekt aktualisht ka 55 të punësuar dhe me realizimin e projektit për ndërtimin e këtij kapanoni synon të rris numrin e të punësuarve deri në 500 të punësuar brenda një viti.

5. Pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes është paraqitur kërkesa për pajisjen me leje zhvillimore, nga subjekti “AlbStar ” Shpk, Patos, Fier.

Kjo kërkesë ka si objekt marrjen e lejes së ndërtimit (zhvillimi) për ndërtimin e një projekti “Tetoje magazinim materialesh, Urë b/a me Hd=6m, Reparti i bojatisjes”, në zonën industriale Patos, Fier. Ky objekt do të shërbej për depozitimin e detaleve të prodhuara në objektin “Reparti mekanik”, miratuar me lejen zhvillimore të KKT-së nr. 31, datë 10.05.2013. Objekti i veprimtarisë së shoqërisë është “ndërtime civile, industriale dhe tregti import-eksport, etj”.

Me ndërtimin e këtij subjekti parashikohet të krijohen 220 vende të reja pune dhe gjithashtu me ndërtimin e urës bëhet e mundur lidhja me rrugën nacionale Fier, Patos.

6. “ENDI” shpk, Durrës, me kërkesë nr.1027 Prot, date 10.02.2014

Kjo kërkesë ka si objekt “Dy kate linjë prodhimi artizanale këpucësh dhe katër kate “Show room” dhe   zyra””, në Durrës. Objekti i veprimtarisë është qepje dhe prodhim për veshjet e këmbës (fason).

7. “ANSI” shpk, Vlorë, me kërkesë me nr. 2362 Prot, datë 31.03.2014

Kjo kërkesë ka si objekt marrjen e lejes së zhvillimit për një godinë shërbimi, magazine peshku, me     dy kate, në Vlorë. Objekti i veprimtarisë është grumbullimi dhe përpunimi i peshkut.