Postuar më: 30 Mars 2015

Minutat e takimit të grupit këshillimor për koordinimin dhe monitorimin e zbatimit të planit të veprimit për sipërmarrjen e gruar 2014-2020

Në mbështetje të Urdhrit të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Nr. 340, datë 19.6.2014 “Për krijimin e grupit këshillimor për koordinimin dhe monitorimin e zbatimit të planit të veprimit për sipërmarrjen e gruar 2014-2020 “ në datën 18 Shkurt 2015 pranë MZHETTS, u mbajt takimi i parë me përfaqësuesit e grupit të punës. Ky takim u drejtua nga Znj. Brunilda Paskali, Zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe me përfaqësues Znj.Pranvera Kastrati (MZHETTS), Znj. Alma Baze (MZHETTS), Znj.  Sonila Najdeni (MBZHUAU), Znj. Blerina Subashi (INSTAT), Znj. Mirela Marqimandriti (GADC) dhe Znj. Flutura Xhabija ( SHGPAZ).

 

Objektivi kryesor i takimit ishte diskutimi i masave prioritare për vitin 2015, në zbatim të Planit të Veprimit 2014-2020, në mbështetje të gruas sipërmarrëse.

 

Sa i takon aktivitetit të parë për ngritjen e një qendre biznesi për gratë, të propozuar për pilarin “Edukim dhe trajnim”, pas diskutimeve nëse do të krijohej një qendër e re, për të cilën nevojiteshin fonde shtesë, apo do të shfrytëzohej një ekzistuese, u ra dakord që për vitin 2015, trajnimet për gratë do të zhvillohen nga AIDA ndërsa  modulet do të  përpilohen me mbështetjen e UN Women.

Znj. Xhabija dhe Znj. Marqimandriti pranuan të shpërndanin studimet e bëra nga shoqatat e tyre në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare, sa i takon situatës së gruas në Shqipëri. Gjithashtu, Znj. Arqimandriti ofroi modulet e trajnimit të përgatitura nga ILO të cilat janë në fushën e prioriteteve te vitit 2015.

 

Sa i takon trajnimit në distancë, Znj.Kastrati propozoi hedhjen e të gjitha moduleve  në website-in e AIDAs, për të patur një gjithëpërfshirje të grave përfituese.

 

Për pilarin “Aksesi në Financë dhe Konkurrueshmëria” nga UN Women, do të zhvillojë një program “fund raising”, duke ju referuar eksperiencës së Kroacisë, dhe do të hartojë fishat e projektit për të aplikuar dhe për tu përfshirë në fondet IPA të BE.

 

Për pilarin “Pjesëmarrja e grave në ekonominë rurale”, për krijimin e një data bazë të grave sipërmarrëse, statistikat kryesore mund ti  gjejmë në Regjistrin e Ndërmarrjeve, raportin e INSTAT, por gjithashtu dhe nëpërmjet QKR dhe DPT.

 

U ra dakord, që në takimet e ardhshme të kishte dhe një përfaqësues nga AIDA.

 

Znj.Marqimandriti, iu referua fondit të gruas sipërmarrëse, i cili është vendosur në dispozicion të grave nëpërmjet AIDAs, si i paaksesueshëm nga të gjitha gratë, ndaj sipas saj duhet një informacion më i detajuar për kërkesat që duhet të plotësohen për të përfituar nga ky fond.

 

Për aktivitet të cilat janë të pa financuara, ftohen anëtarët e grupit këshillimor që të japin komentet e tyre.