Postuar më: 11 Shkurt 2016

LIGJ Nr. 8/2016 PËR NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 7926, DATË 20.4.1995, “PËR TRANSFORMIMIN E NDËRMARRJEVE SHTETËRORE NË SHOQËRI TREGTARE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

 

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

VENDOSI:

Në ligjin nr. 7926, datë 20.4.1995, “Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare”, të ndryshuar, bëhet shtesa dhe ndryshimi si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 4, në fund të fjalisë së parë shtohet fjalia me këtë përmbajtje:

“Ushtrimi i së drejtës së përfaqësuesit të pronarit të pronës shtetërore, përfshirë edhe të drejtën e emërimit të anëtarëve të këshillave mbikëqyrës, në shoqëritë elektro-energjetike, bëhet në përputhje me përcaktimet e ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, dhe në shoqëritë e gazit natyror bëhet në përputhje me përcaktimet e ligjit nr. 102/2015 “Për sektorin e gazit natyror.”.

Neni 2

Në nenin 8, paragrafi i katërt ndryshohet si më poshtë:

“Anëtarët e këshillave mbikëqyrës të shoqërive aksionare shtetërore caktohen si më poshtë:

a) 2/3 e numrit të anëtarëve caktohen nga përfaqësuesi i pronarit, për pronën shtetërore;

b) 1/3 e numrit të anëtarëve propozohet nga ministri i linjës administrative apo nga organi i qeverisjes vendore, që përfaqëson shtetin, për shoqërinë shtetërore përkatëse.”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

ZËVENDËSKRYETARE

Valentina Leskaj

Miratuar në datën 11.2.2016

Shpallur me dekretin nr. 9436, datë 18.2.2016 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani