Postuar më: 30 Tetor 2015

Ligj Nr. 100/2015 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9875, datë 14.2.2008, “Për Metrologjinë”, të ndryshuar

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

 

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

VENDOSI:

 

Në ligjin nr.9875, datë 14.2.2008, “Për metrologjinë”,të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

 

Neni 1

Në nenin 18 bëhen ndryshimet si më poshtë:

“1. Në pikën 2, pas fjalëve “instrumentet matëse ligjërisht të kontrolluara” shtohen fjalët “që nuk janë objekt i markimit CE,”.

2. Pas pikës “2” shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:

“3. Përjashtimisht nga pika 2 e këtij neni, instrumentet matës objekt të markimit CE nuk i nënshtrohen miratimit të tipit dhe verifikimit fillestar, por vetëm verifikimeve pasardhëse.”.

 

Neni 2

Në nenin 22 bëhen këto shtesa:

“1. Në pikën 1, pas fjalëve “miraton tipin e instrumentit matës” shtohen fjalët “që nuk janë objekt i markimit CE,”.

2. Në pikën 4, pas fjalëve “instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara” shtohen fjalët “që nuk janë objekt i markimit CE,”.

 

Neni 3

Në nenin 25 titulli ndryshohet si më poshtë: “Verifikimi fillestar i instrumentit matës ligjërisht të kontrolluar, që nuk ështëobjekt i markimit CE”.

 

Neni 4

Në nenin 30, pika 2, pas fjalëve “organizma të tjerë” shtohet fjala “të akredituar”.

 

Neni 5

Në nenin 34, pika 2, pas fjalëve “person juridik i autorizuar” shtohen fjalët“që nuk ka qenë i përfshirë në verifikimet e instrumentit matës në fjalë,”.

 

Neni 6

Nenet 38 dhe 39 ndryshohen si mëposhtë:

 

“Neni 38

Regjistrimi i prodhuesve dhe i importuesve

1. Prodhuesit dhe importuesit e parapaketimeve dhe shisheve enëmatëse duhet të regjistrohen pranë strukturës përgjegjëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, sipas kërkesave dhe procedurave të miratuara nga ministri përgjegjës për ekonominë.

2. Prodhuesit dhe importuesit detyrohen të njoftojnë Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë për çdo ndryshim të kryer pas regjistrimit.

 

Neni 39

Miratimi dhe monitorimi i sistemit të kontrollit sasior të prodhuesve të parapaketimeve

1. Drejtori i Përgjithshëm i Metrologjisë miraton sistemin e kontrollit sasior të prodhuesve të parapaketimeve, që kanë bërë kërkesë për miratim sistemi, nëse ai plotëson kërkesat e përcaktuara.

2. Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë monitoron sistemin e kontrollit sasior të miratuar të prodhuesit dhe, nëqoftëse është e nevojshme, jep rekomandime për përmirësimin e tij.

3. Regjistrimi i prodhuesve të parapaketimeve me shenjë konformiteti bëhet dhe ruhet si i tillë vetëm nëse sistemi i tij i kontrollit sasior është i miratuar.

4. Ministri përgjegjës për ekonominë përcakton kërkesat dhe procedurat e miratimit, regjistrimit dhe monitorimit të sistemit të kontrollit sasior të prodhuesve të parapaketimeve me shenjë konformiteti.”.

 

Neni 7

Neni 63 ndryshohet si më poshtë:

 

“Neni 63

Pagesat dhe tarifat e shërbimeve

1. Shërbimet metrologjike që kryhen nga Drejtoria e Përgjithshme e metrologjisë, përfshirë kalibrimin, certifikimin e materialeve referuese, njohjen/miratimin e tipit, verifikimin fillestar, pasardhës dhe jashtë radhe të instrumenteve matëse, miratimin dhe monitorimin e sistemit të kontrollit sasior të prodhuesve të parapaketimeve dhe të shisheve si enë matëse, ekspertizën metrologjike, si dhe trajnimet e ofruara, kryhen kundrejt tarifave të miratuara. Këto tarifa miratohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për ekonominë dhe ministrit përgjegjës për financat. Tarifat janë të njëjta si për subjektet vendase, ashtu dhe ato të huaja, që ushtrojnë veprimtari prodhimi ose shërbimi në Republikën e Shqipërisë.

2. Personat juridikë dhe fizikë të autorizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë,si dhe laboratorët e etalonëve kombëtarë, jashtë Drejtorisë së Përgjithshme të Meteorologjisë, përdorin tarifa jo më të larta sesa tavanet përkatëse për shërbimet metrologjike, të miratuara me udhëzim të ministrit përgjegjës për ekonominë, sipas propozimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë.”.

 

 

Neni 8

Në nenin 64 bëhen ndryshimet si më poshtë:

1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. Për subjektet e biznesit të vogël 30 000 lekë, për subjektet e biznesit të madh 150 000 lekë, për stacionet e tregtimit të karburanteve dhe njësitë e shitjes së lëndëve djegëse 150 000 lekë, për shoqëritë që kryejnë veprimtari kërkimi e prodhimi, për rafineritë, impiantet e përpunimit dhe naftësjellësit, për instalimet dhe terminalet bregdetare dhe shoqëritë e tregtimit me shumicë 500 000 lekë.”.

2. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:

“3. Për subjektet e biznesit të vogël 100 00 lekë, për subjektet e biznesit të madh 750 000 lekë, për stacionet e tregtimit të karburanteve dhe njësitë e shitjes së lëndëve djegëse 1 500 000 lekë, për shoqëritë që kryejnë veprimtari kërkimi e prodhimi, për rafineritë, impiantet e përpunimit dhe naftësjellësit, për instalimet dhe terminalet bregdetare dhe shoqëritë e tregtimit me shumicë 5 000 000 lekë.”.

 

Neni 9

Në nenet 6, shkronja “a”; 3, pikat 21, 25 dhe 28; 6, shkronja “dh”; 10, paragrafi i parë; 12, pikat 1 dhe 4;13, pikat 1, 3, 4 dhe 5; 16, pikat 2 dhe 4;20, pika 4; 22, pikat 1 dhe 2; 23,pikat 3 dhe 4; 27; 28, pika 2; 29, pika 1; 30, pikat 2 dhe 3; 31, pikat 2 dhe 3; 34, pikat 2 dhe 5; 40, pikat 1, 2 dhe 3; 41, pikat 1 dhe 4; 42, pika 1; 43, shkronja “b”; 44, pika 1; 45, pikat 1, shkronjat “b” dhe “ç”, dhe 2; 46, pikat 2 dhe 3; 56; 58; 59; 62; 63, pika 2 dhe 67, fjala “Inspektori” zëvendësohet me fjalët “Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë.”.

 

Neni 10

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 23.9.2015

Shpallur me dekretin nr. 9270, datë 12.10.2015 të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani