Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) është Organi Kombëtar i Standardeve në Shqipëri, përgjegjës për hartimin, adoptimin, miratimin, shfuqizimin dhe publikimin e standardeve të të gjitha fushave të ekonomisë, përfshirë këtu edhe standardet e fushës së telekomunikacionit.

Funksionet kryesore 

Organizimi i punës dhe procedurave për implementimin/adoptimin si dokumenta/standarde Shqiptare i standardeve Europiane (CEN, CENELEC dhe ETSI) dhe ndërkombëtare  (ISO, IEC dhe ITU)*. 
Anëtarësimi në këto organizma, veçanërisht plotësimi i kritereve (janë 9 kritere) për anëtarësim me të drejta te plota në CEN dhe CENELEC në zbatim të nenit 75 të MSA. 

Anëtarësimi i DPS-s në organizmat Europiane e ndërkombëtare të standardeve:
CEN dhe CENELEC – Anëtare pa të drejtë vote**
ETSI – Anëtare me të drejtë të plota
ISO – Anëtare pa të drejtë vote
IEC – Anëtare me të drejta të plota vetëm për 4 Komitete Teknike
ITU – Asnjë anëtarësim

Kompetenca territoriale

DPS është i vetmi organ standardesh në Shqipëri i njojtur në nivel ndërkombëtar (notifikimi i kryer  në Qendrën e Informacionit të ISO/IEC, në datë 15 Shkurt 2001), sa kërkohet nga  germa C. e Aneksit 3 të Marrëveshjes WTO/TBT dhe mbulon këto funksione:
Organizimin e punës që kanë të bëjnë me hartimin, miratimin dhe shfuqizimin e standardeve puro kombëtare, duke zbatuar parimet europiane e ndërkombëtare në fushën e standardizimit si:
-    Pavarësia dhe paanshmëria gjatë procesit të vendimarrjes;
-    Konsensusin e të gjitha palëve të interesuara duke ruajtur një proces sa më transparent. I gjithe procesi kalon dhe menaxhohet nga bordet drejtuese dhe teknike të DPS-s dhe përbëhen nga të gjitha palët e interesuara për standardet (industria, konsumatori, organizmat certifikuese, akredituese, dhomat e tregtise, shoqatat e biznesit, academia, etj)
-    Sigurimin e pjesëmarrjes së të gjitha palëve të intëresuara në mënyrë vullnetare në procesin e standardizimit.

Kompetencat lëndore

Standardet Shqiptare të publikuara nga DPS bazohen në konsensus, i cili reflekton interesat ekonomike dhe sociale të vendit. Standardet adoptohen dhe miratohen nga Komitetet Teknike që janë ekspertë fushave të ndryshme të ekonomisë. Ato kërkohen nga industria/biznesi, konsumatori, SME etj. 
Gjithashtu shumë  standarde kërkohen të adoptohen për të mbështetur zbatimin e legjislacionit (Neë Approach) zbatimi i të cilave nga biznesi prezumon se produkti është konform kërkesave të BE-së . Referimet ndaj standardeve botohen në Fletoren Zyrtare gjatë miratimittë një rregulli teknik. 
Përvec standardeve DPS adopton dhe publikon edhe Specifikime Teknike, Raporte Teknike sic publikohen nga CEN dhe CENELEC, si dhe botimin vjetor të Katalogut të Standardeve Shqiptare dhe Buletineve periodike (4 herë në vit) 

Baza ligjore:

-    Ligjit Nr.9870/2008 “Për Standardizimin” i ndryshuar me 10384/2011 “Për disa ndryshime në Ligjin 9870 date 4.2.2008, “Për Standardizimin” dhe akteve të tjera nënligjore në zbatim të tij.

-    VKM nr.789, date 22.7.2009 “Për Notifikimin në zbatim të Marrëveshjes për Barrierat Teknike në Tregti dhe të Masave Sanitare dhe Fitosanitare të OBT”;
-    VKM nr.190, date 13.3.2012 “Për Kodin e hartimit, adoptimit, miratimit dhe zbatimit të standardeve”;

Ligji bazë dhe aktet e tjera në zbatim të tij përfshin zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga:
-     Marrëveshjea e Organizatës Botërore të Tregtisë mbi Barrierat Teknike në Tregti (WTO/TBT) dhe Aneksi 3 i saj;
-    Neni 75 i MSA – Standardizimi, metrologjia, akreditimi dhe vlerësimi i konformitetit;
-    Strukturat administrative kryesore te nevojshme për implementimin e Acquis – pika 1 – Levizja e Lire e mallrave - Masat Horizontale, germa a) Standardizimi.

______________________________________________________
*CEN – Komiteti Europian për Standardizimin;
CENELEC - Komiteti Europian për Standardizimin në fushën e Elektroteknikës;
ETSI – Instituti Europian i Standardeve të Telekomunikacionit;
ISO – Organizata Ndërkombëtare e Standardeve;
IEC – Organizata Ndërkombëtare e Standardeve të Elektroteknikës;
ITU – Njësia Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

**Objektivi kryesor i punës së DPS-s është plotësimi (brenda vitit 2015) i kushteve të dhëna në Guidën 20 të CEN dhe CENELEC – Guide on membership criteria of CEN and CENELEC, e cila do sillte përmbushjen e detyrimeve të neni 75 të MSA për Standardizimin.

për më shumë vizitoni faqen www.dps.gov.al

Baza ligjore e DPS