Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave (DPPM)

Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave (DPPM) është institucion publik në varësi të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të Republikës së Shqipërisë.

Funksionet Kryesore: 

1. Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave ka si mision të garantojë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale në territorin shqiptar, nëpërmjet njohjes dhe/ose regjistrimit të këtyre të drejtave si dhe administrimit të regjistrave të objekteve të pronësisë industriale. 
2. Objektet e pronësisë industriale janë: shpikjet, modelet e përdorimit, disenjot industriale, markat tregtare dhe të shërbimit dhe treguesit gjeografikë. DPPM njeh dhe regjistron gjithashtu të drejtat mbi topografitë e qarqeve të integruara.

Kompetencat Lëndore: 

DPPM është i vetmi organ kompetent në RSH i cili realizon regjistrimin e objekteve të pronësisë ndustriale dhe mbajtjen e regjistrit përkatës për secilin prej këtyre objekteve.

Kompetenca Territoriale

I gjithe Territori i Republikës së Shqiperisë

Baza Ligjore:

1. Ligji Nr. 9947 datë 07.07.2008 « Për Pronësinë Industriale » 
2. VKM Nr.1706 datë 29.12.2008 “Për Miratimin e Rregullores për Regjistrimin e Markave Tregtare dhe të Shërbimit”.

për më shumë vizitoni faqen www.dppm.gov.al