Ndihma Shtetërore

Ndihma shtetërore i referohet mbështetjes me burime shtetërore, favorizimit apo ofrimit të lehtësirave, në çfarëdolloj forme për një ndërmarrje ose sektor të prodhimit, e dhënë nga dhënësi i ndihmës shtetërore. Dhënës të ndihmës shtetërore janë organet e pushtetit qendror dhe qeverisjes vendore, si edhe çdo ent tjetër, që vepron në emër të shtetit dhe është i autorizuar të administrojë  burime shtetërore. Përfitues i ndihmës shtetërore është çdo ndërmarrje ose individ që përfiton ndihmë shtetërore, i cili nënkupton çdo person fizik
ose juridik, privat ose publik, që kryen veprimtari ekonomike.

Kliko për me shume http://stateaid.ekonomia.gov.al/index.php/kreu-2/