Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë

Marrevëshja e Tregtisë së lirë me vendet e Ballkanit Perëndimor (CEFTA)  (kliko tek titulli për të parë marrëveshjen)

 

Duke filluar nga Korriku 2007 ka hyrë në fuqi marrëveshja e tregtisë së lirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, CEFTA 2006. Sipas kësaj marrëveshjeje, Shqipëria ka një zonë plotësisht të lirë tregtie brenda vendeve të CEFTA-s ku të gjithë mallrat tregtohen pa detyrime doganore.Kjo marrëveshje bën të mundur që:

- Eksportet Shqiptare të produkteve industriale të dalin pa tarifa doganore dhe pa kuota drejt të gjitha vendeve të CEFTA-s;

- Eksportet shqiptare të produkteve bujqësore të dalin pa tarifa doganore dhe pa kuota drejt të gjitha vendeve të CEFTA-s me përjashtimin e disa produkteve me Bosnje dhe Hercegovinën; 

 

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Turqinë  (kliko tek titulli për të parë marrëveshjen)

 

Duke filluar nga Maji 2008 ka hyrë në fuqi një marrëveshje e tregtisë së lirë me Turqinë që ka krijuar një zonë të tregtisë së lirë mes dy vendeve. Kjo marrëveshje bën të mundur që:

- Eksportet me origjinë Shqiptare të produkteve industriale të dalin pa tarifa doganore dhe pa kuota;

 

Eksportet me origjinë Shqiptare të prodhimeve bujqësore të dalin pa tarifa doganore dhe pa kuota, (uji mineral, Vermouth, alkoli, kakao dhe produkte kakaoje, produkte pastiçerie)

- Produkte me origjinë Shqiptare, me kuota eksporti, pa detyrime doganore dhe kuota për këto eksporte pa kufizime por me tarifa doganore, si vera, djathi, vezët, mjalti, bimët (përfshirë kalemat) domate, qepë, lakër dhe lulelakër, karota; kastravec, fasule, perime të ngrira, perime të thara, bizele, erëza, shalqi dhe pjepër, fruta të ngrira, bimë medicinale, konserva peshku, çokollatë, konserva frutash dhe perimesh, lëngje frutash të konservuara, lëng domateje, akullore; 

 

Marrëveshja e Tregtisë së lirë me vendet e EFTA  (kliko tek titulli për të parë marrëveshjen)

 

Që nga Nëntori 2011 ka hyrë në fuqi marrëveshja e tregtisë së lirë me vendet e EFTA-s. Vendet anëtare të EFTA-s janë Islanda, Zvicra, Norvegjia dhe Lihtenshteini. Kjo marrëveshje bën të mundur që:

- Eksportet me origjinë Shqiptare të produkteve industriale të dalin pa tarifa doganore dhe pa kuota;

- Eksporte me origjinë Shqiptare të disa produkteve bujqësore të dalin, sipas Vendeve Anëtare të EFTA-s me kuota dhe pa detyrime doganore, si vaji ullirit, perimet e freskëta, bimët medicinale, etj;

- Eksportet pa kufizim por me tarifa doganore për të gjitha prodhimet e tjera bujqësore. 

 

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit  (kliko tek titulli për të parë marrëveshjen)


Marrëveshja e Stabilizim Asociimit ndërmjet Komunitetit Europian e Shteteve të tij anëtare dhe Republikës së Shqipërisë Ligji Nr 10 Datë 12/02/2009