Marrëdhëniet me OBT

Shqipëria është anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë nga shtatori i vitit 2000 dhe politika e saj tregtare dhe ndjek parimet dhe rregullat e kësaj organizate. Shqipëria ka përafruar legjislacionin e saj të brendshëm më atë të BE-së në fushën e importit të mallrave, ndihmës shtetërore, prokurimit publik, aviacionit civil, subvencioneve, etj,. në përputhje me angazhimet e saj në këtë organizatë.

 

Shqipëria ndjek të gjitha zhvillimet në OBT dhe në mënyrë periodike notifikon legjislacionin e saj në linjë me parimin e transparencës.

 

E gjithë strategjia e politikës tregtare pas anëtarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë është mbështetur në:

  1. Raportin e Anëtarësimit së Shqipërisë në këtë organizatë,
  2. Ligjin nr. 8649, datë 28.07.2000, “Për ratifikimin e rezultateve të Raundit të Uruguait të negociatave tregtare shumëpalëshe”.

 

Gjithashtu, kjo politike ndjek parimet dhe angazhimet e marra ne kuadër te Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, marrëveshjes së tregtisë së lirë me vendet e Evropës Qendrore CEFTA 2006, marrëveshjes së tregtisë të lirë me Turqinë, marrëveshjes së tregtisë të lirë me shtetet e EFTA-s.

 

Prioritetet e Shqipërisë në kuadër të OBT janë: parashtrimi i angazhimit të Shqipërisë në diskutimet dhe negociatat në OBT, me fokus në marrëveshjen ITA, marrëveshjen e aviacionit civil, marrëveshjen e lehtësimit të tregtisë dhe vendimet e mbledhjes ministrore të Nairobit që zhvillohet në korrik 2016.