Sipërmarrja

Kjo drejtori ka për qëllim hartimin e politikave për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional për nxitjen e SME-ve, investimeve, eksporteve, shoqërive tregtare, lirisë së ofrimit të shërbimeve dhe zbatimit të plotë të parimit të trajtimit kombëtar dhe mosdiskriminimit. Veprimtaria e saj ushtrohet në përputhje me të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë fushën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME-ve) dhe sipërmarrjes. Bën koordinimin dhe procesin e konsultimit me institucionet publike dhe private, për kuadrin ligjor dhe institucional, duke nxitur njëkohësisht inovacionin dhe transferimin e teknologjive për SME-të, për programe dhe projekte që nxisin konkurrueshmërinë e produkteve dhe shërbimeve që ndikojnë në rritjen e qëndrueshme ekonomike.