Sektori Menaxhimit të Shoqërive dhe Ndërmarrjeve Shtetërore

Monitoron funksionimin e Shoqërive Publike dhe veprimtarinë financiare të tyre në zbatim të Ligjit

nr.9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregëtare” dhe Ligjit nr.7582, datë

13.07.1992 “Për ndërmarrjet shtetërore” dhe akteve të tjera ligjore dhe nënligjore, nëpërmjet

shqyrtimit të programeve të zhvillimit, analizës së treguesve faktikë financiarë dhe mbikqyrjen e

aktivitetit të këshillave mbikqyrës.

 

  1.  Organizon, kontrollon dhe përgjigjet për aktivitetin e sektorit dhe informon Drejtorin.
  2.  Merr pjesë në procesin e miratimit të programeve të zhvillimit për shoqëritë tregtare.
  3.  Ndjek në vazhdimësi veprimtarinë e këshillave mbikëqyrës duke mbajtur korrespondencë  me ministritë e linjës si dhe përgatit aktet administrative lidhur me to.
  4.  Propozon për miratim ekspertët kontabël të autorizuar për auditimin e shoqërive me  kapital shtetëror.
  5.  Ben oponencën e llogarive vjetore të shoqërive.
  6.  Ndjek në vazhdimësi procesin e lidhjes dhe monitorimit të kontratave të qirave.
  7.  Merr pjesë në vlerësimin financiar të skemave të propozuara nga Ministritë e Linjës dhe  Drejtoria e Privatizimit.
  8.  Në bazë të treguesve financiarë bën përcaktimin e shoqërive që duhet të kalojnë në  privatizim apolikuidim, duke dhënë argumentet përkatëse.
  9.  Propozon ndryshime eventuale në aktet ligjore si dhe formulime aktesh të reja që janë në  interes tëpunës se sektorit.
  10.  Siguron në kohë dhe në mënyrë profesionale një gjykim të bazuar dhe  propozime konkrete lidhur me shoqeritë tregtare, problematikën e tyre sipas mbështetjes  ligjore në  fuqi.
  11.  Përfaqëson pronarin shtet në mbledhjet e Asambleve, ankande etj
  12.  Bashkëpunon direkt me organet drejtuese të shoqërive aksionare dhe të përbashkëta,  organet e linjës administrative dhe pushtetit vendor, për sigurimin e një informacioni sa  më të plotë, i cili shërben për përmirësimin e menaxhimit të këtyre shoqërive dhe  kryesisht të kuotave shtetërore në shoqëritë me kapital pjesërisht shtetëror.