Sektori i Qirave dhe monitorimit të Kontratave

Funksionet kryesore

Organizon, përgatit, ndjek dhe kontrollon veprimtarinë për zbatimin e dispozitave ligjore dhe nënligjore, vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe dhëzimeve përkatëse, në procesin e dhënies me qira të pasurive të paluajtshme, të institucioneve shtetërore, shoqërive tregtare me kapital 100% shtetëror dhe ish-ndërmarrjeve shtetërore, si dhe të monitorimit të kontratave të qirasë dhe enfiteozës të lidhura për këtë qëllim.

  1. Të kryej në kohë dhe në mënyrë profesionale procedurat e dhënies me qira dhe të monitorimit të kontratave te qirasë dhe enfiteozës, duke zbatuar me korrektësi aktet ligjore dhe nënligjore të miratuara.
  2. Organizon sektorin në procesin e dhënies me qira të  pasurive të paluajtshme të institucioneve shtetërore, shoqërive tregtare me kapital 100% shtetëror dhe ish-ndërmarrjeve shtetërore, si dhe drejton monitorimit të kontratave të qirave dhe enfiteozës të lidhura për këto pasuri.
  3. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Juridike merr pjesë në përpunimin e akteve ligjore e nënligjore, në lidhje me procesin e dhënies me qira të pronës shtetërore dhe propozon ndryshime dhe përmirësime të tyre.
  4. Përgatit dhe paraqet tek drejtuesit e institucionit materiale problemore dhe informative për sektorin.
  5. Kontrollon propozimet nga organet e varësisë administrative, për dhënien me qira të pronës shtetërore, cilësinë e dokumentacionit shoqërues dhe propozon tek titullari i institucionit fillimin e procedurave të konkurrimit.
  6. Organizon dhe drejton procedurat e konkurrimit për dhënien me qira të pronës shtetërore deri në lidhjen e kontratave përkatëse. Përgatit për çdo rast (kontratë) dosjen e plotë të procesit të qiradhënies. Kjo dosje përmban të gjitha hapat e ndjekura që nga propozimi dhe  dokumentacionin për fillimin e procedurës e deri në dorëzimin për përdorim të objektit të kontratës tek “Qiramarrësi”.    
  7. Ndjek monitorimin e zbatimit të kushteve të kontratave të  qirave ku MZHETTS përfaqëson të drejtën e “Qiradhënësit” dhe bën propozime për ndryshimin e tyre, sipas rasteve të parashikuara në aktet ligjore e nënligjore në fuqi. Argumenton dhe propozon tek titullarët e institucionit prishjen para afatit të kontratës, kur nuk respektohen kushtet e saj.
  8. Ndjek në vazhdimësi procesin e lidhjes dhe monitorimit të kontratave të qirave.
  9. Mban korrespondencë me organe dhe subjekte jashtë MZHETTS për kontratat e lidhura, dhe bën oponencën për respektimin e kushteve kontraktore, në rastet kur ajo kërkohet nga “Qiradhënësi”.
  10. Ndjek shlyerjen e detyrimeve financiare prej “Qiramarrësve” dhe kërkon nga njësitë administratore të objekteve të dhëna me qira, shpërndarjen e të ardhurave nga qiratë sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi.
  11. Propozon për kalimin në privatizim të drejtpërdrejtë, të objekteve në favor të “Qiramarrësit”, në rastet kur kjo kërkohet prej “Qiramarrësit”, pasi ka realizuar në pronën e marrë me qira  investime në vlerën mbi 150% të vlerës së truallit dhe në rastet kur propozimi miratohet ndjek procedurën sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi. 
  12. Mbledh dhe shpërndan tek specialistët korrespondencën dhe problemet që konstatohen ose kërkohen gjatë monitorimit të kontratave. Merr informacion periodik nga Degët e Shoqërive Publike në Rrethe, për kontratat e qirave të lidhura për objektet shtetërore brenda territorit përkatës  dhe monitoron e zbatimit e legjislacionit në fuqi nga këta të fundit.