Sektori Privatizimit të Shoqërive Publike e Tregtare, Ndërmarrjeve Shtetërore dhe Aseteve

Ka për qëllim, hartimin dhe propozimin e platformave përkatëse për privatizimin e pronës publike, të aseteve shtetërore, të paketave shtetërore  të aksioneve në shoqëritë aksionere, të kuotave shtetërore në shoqëritë me kapital të përbashkët, si dhe koordinon punën për zbatimin e akteve ligjore dhe nën ligjore, urdhrave e udhëzimeve të  ministrit, në funksion të procesit të privatizimit. Bashkëpunon me Organet Administrative (Qendrore dhe Vendore), për zbatimin e legjislacionit dhe afateve procedurale të realizimit të procesit të privatizimit.