Sektori i Monitorimit dhe Privatizimit Strategjik

Ka për qëllim organizimin dhe drejtimin e punës dhe stafit të sektorit, për ndjekjen e ecurisë së procesit të privatizimit të shoqërive tregtare, që veprojnë në sektorët me rëndësi të veçantë të ekonomisë, nëpërmjet koordinimit të grupeve të punës për transaksione sipas shoqërive, bashkëpunimit me Drejtorinë e Administrimit të Pronës Publike, me Drejtorinë Juridike dhe me konsulentin ndërkombëtar, për përgatitjen dhe përpunimin e kuadrit ligjor, si dhe për monitorimin e kontratave të privatizimit.