Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore

  1. Zbaton programin e Qeverisë, në fushën e privatizimit dhe orienton punën për realizimin e projekteve të mbështetjes së privatizimit si dhe organizon punën e drejtorisë, përcakton detyrat kryesore të sektorëve të veçantë dhe bën koordinimin e punës ndërmjet tyre. Në bashkëpunim me drejtoritë e politikave  në ministritë e tjera, lidhur me strategjinë e privatizimit, shqyrton propozimet apo kërkesat për bashkëpunim apo për privatizim nga firma, shoqëri apo individë të huaj ose vendas. Merr pjesë në negociatat që zhvillohen për privatizimin e shoqërive të sektorëve strategjikë.
  2. Rakordon punën me organet qendrore e vendore të varësisë administrative, me drejtoritë brenda MZHETTS dhe me drejtoritë homologe në ministritë e tjera për zbatimin e programit të privatizimit.
  3. Merr pjesë në negociatat që zhvillohen për hartimin e kontratave të konsulencës, për përgatitjen e dokumenteve të privatizimit të ndërmarrjeve apo shoqërive.
  4. Bashkëpunon në procesin e përpunimit të politikave sektoriale për shoqëritë e sektorëve strategjikë, krijimin e dosjes së Memorandumit Informativ si dhe kuadrin ligjor të privatizimit sipas sektorëve përkatës të ekonomisë dhe komunikon për realizimin e këtyre detyrave me shoqëritë, këshillat mbikëqyrës, organet administrative, entet rregullatorë, grupet e punës dhe Firmën Konsulente Ndërkombëtare.
  5. Ndjek procesin e promovimit dhe marketimit të ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare të sektorit përkatës të ekonomisë.
  6. I propozon Drejtorit të Përgjithshëm të Pronës Shtetërore marrjen e vendimeve për zhvillimin në kohë e me cilësi të procedurave në zbatim të kuadrit ligjor, që lidhen me aktivitetin e kësaj drejtorie dhe merr vendime për mbarëvajtjen e punës së stafit qe ka në varësi, si dhe përfaqëson drejtorinë në kontaktet me institucionet e ndryshme të vendit si dhe me përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë.