Fushat e veprimtarise mbi te cilen mund te zbatohen koncesionet/partneritetet publike private

a) transport (sistemin e hekurudhave, transportin hekurudhor, portet, aeroportet, rrugët,    tunelet, urat, parkimin, transportin publik);
b) prodhim dhe shpërndarje e energjisë elektrike dhe energjisë për ngrohje;
c) prodhim dhe shpërndarje e ujit, trajtim, mbledhje, shpërndarje dhe menaxhim i ujërave të zeza, ujitje, drenazhim, pastrim i kanaleve dhe digave;
ç) menaxhim i mbeturinave, duke përfshirë mbledhjen, trajtimin, transferimin dhe depozitimin e tyre;
d) telekomunikacion;

dh) shkencë dhe arsim;
e) turizëm, argëtim dhe hoteleri;
ë) kulturë dhe sport;
f) shëndetësi;
g) shërbime sociale;
gj) burgje dhe infrastrukturë gjyqësore;
h) rehabilitim i tokës dhe pyjeve;
i) parqe industriale, miniera dhe infrastrukturë të ngjashme për mbështetjen e biznesit;
j) strehim;
k) godina të administratës publike, teknologji e informacionit dhe infrastrukturë e bazës së të dhënave;
l) shpërndarje e gazit natyror;
ll) rehabilitim dhe zhvillim urban dhe suburban.

Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrive të linjës apo propozime që këto i marrin nga autoritete të njësive të qeverisjes vendore apo të organeve qëndrore të politikës së koncesioneve/partneriteteve publike private, vendos për koncesionet/partneritetet publike private që zbatohen në sektorë të tjerë.