Funksionet kryesore

  • Njësia e trajtimit të koncesioneve/partneriteteve publike private (ATRAKO) është në varësi të ministrit përgjegjës për ekonominë, për të nxitur dhe asistuar autoritetet kontraktuese në përgatitjen, vlerësimin dhe negocimin e koncesioneve/partneriteteve publike private.

Njësia e Trajtimit të Koncesioneve/Partneriteteve Publike Private bashkërendon me Autoritetet Kontraktore me qëllim:

  • Përgatitjen e studimit të fizibilitetit;
  • Përgatitjen e dokumenteve të procedurës konkurruese dhe kriteret e vlerësimit;
  • Vlerësimin e propozimeve dhe përcaktimin e ofertuesit më të mirë;
  • Negocimet dhe nënshkrimin e kontratës së koncesionit;
  • Monitorimin e kontratave të koncesionit;
  • Propozon pranë Ministrit përgjegjës për ekonominë ndryshimin e legjislacionit në fushën e koncesioneve/partneriteteve publike private, si dhe udhëzimet për zbatimin e dispozitave të këtij ligji;
  • monitoron, analizon dhe studion tendencat aktuale evropiane dhe globale, të njohurive dhe përvojës në fushën e koncesioneve/ partneriteteve publike private;
  • bashkëpunon me APP për hartimin dhe publikimin e dokumenteve standarde të koncesionit/PPP.
  • Mban regjistrin e kontratave të koncesionit/PPP te nënshkruara nga autoritetet kontraktore.