Partneriteti Publik - Privat

Partneriteti publik privat nënkupton një formë bashkëpunimi afatgjatë, të rregulluar me kontratë, ndërmjet autoritetit kontraktues, domethënë partnerit publik, dhe një ose më shumë operatorëve ekonomikë, domethënë partnerit privat, ku:

a) partneri privat merr përsipër detyrimin për t'u ofruar shërbime publike përdoruesve të shërbimeve brenda fushës së kompetencave të partnerit publik dhe/ose detyrimin për t'i siguruar partnerit publik parakushtet e nevojshme për t'u ofruar shërbimet publike përdoruesve të shërbimeve dhe/ose veprimtaritë brenda fushës së kompetencave të tij;

b) partneri privat, me qëllim që të përmbushë detyrimet e shkronjës "a" të kësaj pike, mund të marrë përsipër:

i) detyrimin që të financojë, të projektojë, të ndërtojë dhe/ose të rindërtojë/të rinovojë objektin e infrastrukturës publike, të operojë dhe të mirëmbajë objektin e infrastrukturës publike të ndërtuar dhe /ose të rindërtuar/të rinovuar rishtazi;

ii) detyrimin që të përdorë, të operojë dhe të mirëmbajë një objekt ekzistues të infrastrukturës publike;

iii) çdo kombinim i detyrimeve të përmendura më lart, për sa kohë që kombinimi i këtyre detyrimeve është për qëllim të përmbushjes së objektivave të përcaktuar në shkronjën "a" të kësaj pike;